BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Libri biblik numër 37​—Hageu
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
    • 12. Ç’mesazh të fundit i drejton Hageu Zorobabelit?

      12 Mesazhi i katërt (2:20-23). Ky mesazh shpallet të njëjtën ditë që shpallet edhe mesazhi i tretë, por i drejtohet Zorobabelit. Jehovai thotë përsëri se ‘ka për të lëkundur qiejt dhe tokën’, por kësaj radhe kjo gjë do të shkojë deri në shfarosjen e plotë të mbretërive të kombeve. Shumë kanë për të rënë, «secili prej shpatës së vëllait të vet». (2:21, 22) Profecia e Hageut mbyllet me sigurinë që Jehovai i jep Zorobabelit se do të ketë miratimin e tij.

  • Libri biblik numër 37​—Hageu
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
    • 16. Ç’lidhje ka profecia e Hageut me shpresën e Mbretërisë dhe për çfarë shërbimi duhet të na nxitë sot?

      16 Ç’të themi për profecinë se Jehovai ‘do të lëkundë qiejt dhe tokën’? Apostulli Pavël i bën këtë zbatim Hageut 2:6: «Por tani ai ka premtuar: ‘Edhe një herë do të trondit jo vetëm dheun, por edhe qiellin.’ Shprehja ‘edhe një herë’ tregon heqjen e gjërave që tronditen, si gjëra të bëra me dorë, që të mbeten gjërat që nuk tronditen. Prandaj, meqë do të marrim një mbretëri që nuk mund të tronditet, le të vazhdojmë të kemi dashamirësi të pamerituar, nëpërmjet së cilës t’i bëjmë Perëndisë shërbim të shenjtë në mënyrë të pranueshme, me frikë Perëndie dhe nderim të thellë. Sepse Perëndia ynë është edhe një zjarr që përpin.» (Hebr. 12:26-29) Hageu tregon se lëkundja shërben ‘për të përmbysur fronin e mbretërive dhe për të shfarosur forcën e mbretërive të kombeve’. (Hag. 2:21, 22) Teksa citon profecinë, Pavli bën këtë kontrast, kur thotë për Mbretërinë e Perëndisë se «nuk mund të tronditet». Prandaj, ndërkohë që i kemi sytë të ngulur te kjo shpresë e Mbretërisë, ‘le të jemi të fortë e të punojmë’, duke i bërë Perëndisë shërbim të shenjtë. Po ashtu, le të mbajmë parasysh që, përpara se Jehovai të përmbysë kombet e tokës, diçka e çmuar do të nxitet e do të dalë prej tyre për të mbijetuar: «Do të lëkund gjithë kombet dhe gjërat e dëshirueshme të të gjitha kombeve kanë për të ardhur; unë do ta mbush këtë shtëpi me lavdi,—thotë Jehovai i ushtrive.»​—2:4, 7.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo