BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jehovai e urren udhën e tradhtisë
    Kulla e Rojës—2002 | 1 Maj
    • 16, 17. Cila ishte një mënyrë tradhtare sjelljeje që kishin ndërmarrë disa?

      16 Më pas Malakia shqyrton një tradhti të dytë: keqtrajtimi i bashkëshortes, në mënyrë të veçantë duke u divorcuar pa të drejtë. Vargu 14 i kapitullit 2 thotë: «Vetë Jehovai ka dhënë dëshmi mes teje dhe gruas së rinisë sate, të cilën ti e ke tradhtuar, ndonëse ajo është shoqja jote dhe gruaja e besëlidhjes sate.» Duke i tradhtuar gratë e tyre, burrat judenj bënë që altari i Jehovait ‘të mbulohej me lot’. (Malakia 2:13) Ata burra po divorcoheshin për arsye jo të përligjura, duke lënë padrejtësisht gratë e rinisë së tyre, që të mund të martoheshin me gra më të reja ose pagane. E priftërinjtë e korruptuar e lejonin këtë! Megjithatë, te Malakia 2:16 thuhet: «‘Ai e ka urryer divorcin’,​—ka thënë Jehovai, Perëndia i Izraelit.» Më vonë, Jezui tregoi se e vetmja bazë për divorc që do ta lejonte bashkëshortin e pafajshëm të martohej përsëri është imoraliteti.​—Mateu 19:9.

  • Jehovai e urren udhën e tradhtisë
    Kulla e Rojës—2002 | 1 Maj
    • 18. Në cilat mënyra zbatohet sot këshilla e Malakisë lidhur me tradhtinë?

      18 Këshilla lidhur me këto çështje zbatohet me të njëjtën forcë sot. Është për të ardhur keq që disa e shpërfillin drejtimin e Perëndisë lidhur me martesën vetëm në Zotërinë. Po ashtu, është për të ardhur keq që disa nuk vazhdojnë të bëjnë përpjekje për ta mbajtur të fortë martesën e tyre. Në vend të kësaj, ata sajojnë justifikime dhe ndjekin një drejtim që Perëndia e urren, duke bërë divorc jobiblik për t’u martuar me dikë tjetër. Me të gjitha këto që bëjnë, e ‘kanë lodhur Jehovain’. Në ditët e Malakisë, ata që shpërfillnin këshillën hyjnore kishin edhe guximin të mendonin se pikëpamjet e Jehovait nuk ishin të justifikuara. Në të vërtetë, ata thoshin: «Ku është Perëndia i drejtësisë?» Çfarë mendimi i shtrembër! Le të mos biem në këtë grackë!​—Malakia 2:17.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo