BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Nuk e dini se ku do të ketë sukses
    Kulla e Rojës—2008 | 15 Korrik
    • Rrjeta tratë

      15, 16. (a) Jepni një përmbledhje të ilustrimit për rrjetën tratë. (b) Çfarë përfaqëson rrjeta tratë dhe për cilin aspekt të rritjes së Mbretërisë bën fjalë ky ilustrim?

      15 Më e rëndësishme se numri i atyre që pohojnë se janë dishepuj të Jezu Krishtit është cilësia e këtyre dishepujve. Jezui e përmend këtë aspekt të rritjes së Mbretërisë kur jep një ilustrim tjetër, atë për rrjetën tratë. Ai tha: «Mbretëria e qiejve është si një rrjetë tratë, e hedhur në det, që kishte mbledhur peshq të çdo lloji.»—Mat. 13:47.

      16 Rrjeta tratë, e cila përfaqëson veprën e predikimit për Mbretërinë, mbledh peshq të çdo lloji. Jezui vazhdon të thotë: «Kur [rrjeta tratë] u mbush, peshkatarët e tërhoqën në breg, u ulën dhe peshqit e mirë i futën nëpër enë, kurse të papërshtatshmit i hodhën. Kështu do të jetë në përfundim të sistemit: engjëjt do të dalin e do të ndajnë të ligjtë nga të drejtët, dhe do t’i hedhin në furrën e zjarrtë. Atje do të qajnë dhe do të kërcëllijnë dhëmbët.»—Mat. 13:48-50.

      17. Cilës periudhë kohore i referohet ndarja e përmendur në ilustrimin për rrjetën tratë?

      17 A i referohet kjo ndarje gjykimit përfundimtar të deleve dhe të cjepve që Jezui tha se do të ndodhte kur të vinte në lavdinë e tij? (Mat. 25:31-33) Jo. Ky gjykim përfundimtar do të ndodhë me ardhjen e Jezuit gjatë shtrëngimit të madh. Ndryshe nga kjo, ndarja që përmendet në ilustrimin e rrjetës tratë ndodh gjatë ‘përfundimit të sistemit’.b Kjo është koha në të cilën po jetojmë tani, kohë që e arrin kulmin në shtrëngimin e madh. Atëherë, si po ndodh kjo vepër ndarjeje?

      18, 19. (a) Si po ndodh tani një vepër ndarjeje? (b) Çfarë hapi duhet të marrin njerëzit e sinqertë? (Shih edhe shënimin në faqen 21.)

      18 Në kuptimin e mirëfilltë, miliona peshq simbolikë nga deti i njerëzimit janë tërhequr në kongregacionin e Jehovait në kohët e sotme. Disa ndjekin Përkujtimin, të tjerë vijnë në mbledhjet tona dhe gjithashtu të tjerë janë të lumtur të studiojnë Biblën. Por, a bëhen të gjithë këta të krishterë të vërtetë? Ata mund të ‘tërhiqen në breg’, por Jezui thotë se vetëm «peshqit e mirë» futen nëpër enët që përfaqësojnë kongregacionet e krishtere. Të papërshtatshmit hidhen, e përfundimisht do të hidhen në furrën e zjarrtë simbolike e cila nënkupton shkatërrimin e ardhshëm.

      19 Për sa u përket peshqve të papërshtatshëm, shumë që dikur studionin Biblën me popullin e Jehovait, e kanë ndërprerë studimin. Disa që kanë lindur në një familje me prindër të krishterë, në të vërtetë nuk kanë dashur të ndjekin gjurmët e Jezuit. Ata nuk kanë dashur të marrin vendimin për t’i shërbyer Jehovait ose pasi i kanë shërbyer për pak kohë, nuk kanë vazhduar më.c (Ezek. 33:32, 33) Por, është e domosdoshme që të gjithë njerëzit e sinqertë të pranojnë të futen nëpër enët ose kongregacionet para ditës së fundit të gjykimit dhe të qëndrojnë kështu në vend të sigurt.

  • Nuk e dini se ku do të ketë sukses
    Kulla e Rojës—2008 | 15 Korrik
    • 20, 21. (a) Çfarë kemi mësuar nga shqyrtimi i ilustrimeve të Jezuit për rritjen? (b) Çfarë jeni të vendosur të bëni?

      20 Atëherë, çfarë kemi mësuar nga ky shqyrtim i shkurtër i ilustrimeve të Jezuit për rritjen? Së pari, ashtu si me rritjen e kokrrës së sinapit, ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të numrit të njerëzve që i kanë vënë veshin mesazhit të Mbretërisë. Asgjë nuk mund ta ndalë përhapjen e veprës së Jehovait! (Isa. 54:17) Gjithashtu, atyre që kanë kërkuar «strehë nën hijen e [pemës]», u është siguruar mbrojtje frymore. Së dyti, është Perëndia që e shkakton rritjen. Ashtu si majaja e fshehur përhapet në gjithë brumin, kjo rritje jo gjithnjë është vërejtur ose kuptuar menjëherë, por ajo ndodh. Së treti, jo të gjithë ata që kanë reaguar ndaj mesazhit për Mbretërinë, kanë qenë të përshtatshëm. Disa kanë qenë si peshqit e papërshtatshëm në ilustrimin e Jezuit.

  • Nuk e dini se ku do të ketë sukses
    Kulla e Rojës—2008 | 15 Korrik
    • b Megjithëse Mateu 13:39-43 i referohet një aspekti të ndryshëm të veprës së predikimit për Mbretërinë, koha e përmbushjes së tij përkon me kohën e përmbushjes së ilustrimit për rrjetën tratë, domethënë, është gjatë ‘përfundimit të sistemit’. Ndarja e peshqve simbolikë është një proces i vazhdueshëm, ashtu si mbjellja dhe korrja vazhdon gjatë gjithë kësaj periudhe kohe.​—Kulla e Rojës 15 tetor 2000, faqet 25, 26; Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë, faqet 178-181, paragrafët 8-11.

      c A do të thotë kjo se kushdo që nuk studion më ose nuk shoqërohet më me popullin e Jehovait, është hedhur tej nga engjëjt si i papërshtatshëm? Jo! Nëse dikush dëshiron sinqerisht të rikthehet te Jehovai, e ka rrugën të hapur.—Mal. 3:7.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo