BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp17 nr. 5 f. 9
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Material i ngjashëm
  • Sirofenikia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Asnjë nga ju nuk do të vdesë»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Dhembshuri për të vuajturit
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Jezui shëron një vajzë dhe një të shurdhër
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
wp17 nr. 5 f. 9

A e dini?

A ishte ofendues ilustrimi i Jezuit për «këlyshët e qenve»?

Statujëz greke ose romake e një vogëlusheje me një qenush

Një vogëlushe me një qenush, statujëz greke ose romake (shek. i parë p.e.s.–shek. i dytë i e.s.)

Një herë, kur Jezui ndodhej në provincën romake të Sirisë, jashtë kufijve të Izraelit, iu afrua një grua greke për t’i kërkuar ndihmë. Në përgjigjen e tij, Jezui përfshiu një ilustrim që nënkuptonte se po i krahasonte jojudenjtë me ‘këlyshët e qenve’. Në Ligjin e Moisiut, qentë konsideroheshin kafshë të papastra. (Levitiku 11:27) Por, a donte ta ofendonte Jezui këtë grua greke dhe jojudenjtë e tjerë?

Aspak. Siç u shpjegoi dishepujve, Jezui donte të thoshte se për momentin gjëja parësore ishte të ndihmonte judenjtë. Këtë e ilustroi duke i thënë gruas greke: «Nuk është e drejtë të marrësh bukën e fëmijëve e t’ua hedhësh këlyshëve të qenve.» (Mateu 15:21-26; Marku 7:26) Në përgjithësi, grekët dhe romakët i donin shumë qentë, i mbanin në shtëpi dhe i linin të luanin me fëmijët. Kështu që shprehja ‘këlyshët e qenve’ mund t’u sillte ndër mend një skenë të ngrohtë e të këndshme. Ajo grua e kuptoi se ku e kishte fjalën Jezui dhe i tha: «Po, Zotëri. Por edhe këlyshët e qenve hanë nga thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre.» Jezui e lavdëroi për besimin dhe ia shëroi të bijën.​—Mateu 15:27, 28.

A ishte e mençur këshilla e Pavlit për ta shtyrë lundrimin?

Gdhendje e një anijeje të madhe mallrash

Gdhendje e një anijeje të madhe mallrash (shekulli i parë i e.s.)

Anija me të cilën Pavli po shkonte në Itali çante me vështirësi përmes erërave që i kishte kundër. Gjatë një ndalese, apostulli këshilloi që pjesa e tjetër e udhëtimit të shtyhej për më vonë. (Veprat 27:9-12) A ishte me vend kjo këshillë?

Marinarët në lashtësi e dinin mirë sa e rrezikshme ishte të lundroje në detin Mesdhe gjatë dimrit. Nga mesi i nëntorit deri në mes të marsit lundrimi konsiderohej tejet i rrezikshëm. Megjithatë, Pavli foli për një udhëtim që do të bëhej në shtator ose në tetor. Në librin e tij, Epitome of Military Science, Vegeti, një shkrimtar romak i shekullit të katërt të e.s., shpjegoi për lundrimin në detin Mesdhe: «Disa muaj janë shumë të favorshëm, të tjerë të pasigurt kurse muajt që mbeten, të pamundur.» Vegeti thoshte se lundrimi ishte i sigurt nga 27 maji deri më 14 shtator. Kurse nga 15 shtatori deri më 11 nëntor dhe nga 11 marsi deri më 26 maj ishte e pasigurt ose e rrezikshme të lundroje. S’ka dyshim se Pavli e dinte mirë këtë meqë ishte udhëtar me shumë përvojë. Ka të ngjarë që edhe timonieri me pronarin e anijes t’i dinin këto gjëra, por nuk ia vunë veshin këshillës së Pavlit. Ai udhëtim përfundoi me shkatërrimin e anijes.​—Veprat 27:13-44.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo