MËSIMI 51
Si t’ia gëzosh zemrën Jehovait me dhuratën e të folurit?
Kur na krijoi, Jehovai na dha një dhuratë të mrekullueshme—aftësinë për të folur. A ka rëndësi për të si e përdorim këtë dhuratë? Patjetër që po! (Lexo Jakovin 1:26.) Atëherë, si ta përdorim në një mënyrë që ia gëzon zemrën Jehovait?
1. Si duhet ta përdorim dhuratën e të folurit?
Bibla na nxit ‘të vazhdojmë t’i japim zemër e të forcojmë njëri-tjetrin’. (1 Selanikasve 5:11) A të vjen në mendje dikush që ka nevojë për inkurajim? Çfarë mund të bësh për t’i dhënë zemër? Siguroje që e do vërtet. Ndoshta mund t’i tregosh se çfarë vlerëson tek ai. A të vjen në mendje ndonjë shkrim që do t’i fashonte plagët dikujt që njeh? Ka shumë shkrime që mund të përdorësh. Gjithashtu, mos harro se mënyra si e thua diçka mund të ndikojë te të tjerët po aq thellë sa edhe fjalët që përdor. Prandaj, përpiqu të flasësh gjithnjë me përzemërsi e me butësi.—Proverbat 15:1.
2. Ç’lloj të foluri duhet të shmangim?
Bibla thotë: «Nga goja juaj të mos dalë asnjë fjalë e kalbur.» (Lexo Efesianëve 4:29.) Kjo do të thotë që nuk duhet të përdorim fjalë të pista ose të bëjmë komente të vrazhda e fyese për të lënduar dikë. Gjithashtu duhet të shmangim thashethemet dhe shpifjet.—Lexo Proverbat 16:28.
3. Si t’i forcojmë të tjerët me mënyrën si flasim?
Shpeshherë, gjërat që themi zbulojnë çfarë kemi vërtet në mendje e në zemër. (Luka 6:45) Prandaj duhet të mësojmë të përqendrohemi te gjërat pozitive—gjërat e drejta, të dëlira, të dashura dhe të denja për t’u lëvduar. (Filipianëve 4:8) Që të përqendrohemi te këto gjëra, duhet të zgjedhim me mençuri zbavitjen dhe miqtë. (Proverbat 13:20) Diçka tjetër që na ndihmon, është të mendohemi mirë para se të flasim. Mendo se ç’ndikim do të kenë fjalët e tua te të tjerët. Bibla thotë: «Fjalët e pamenduara janë si goditje shpate, por gjuha e të mençurve sjell shërim.»—Proverbat 12:18.
SHQYRTO MË TEJ
Mëso si të flasësh në një mënyrë që i sjell kënaqësi Jehovait dhe u jep zemër të tjerëve.
4. Mati fjalët
Me raste themi gjëra për të cilat më vonë bëhemi pishman. (Jakovi 3:2) Lexoni Galatasve 5:22, 23 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
Që të kontrollosh mënyrën si flet, për cilat nga këto cilësi mund t’i lutesh Jehovait? Si të ndihmojnë këto cilësi?
Lexoni 1 Korintasve 15:33 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si mund të ndikojnë miqtë dhe zbavitja te mënyra si flet?
Çfarë mund të ndikojë te mënyra si flet?
Lexoni Eklisiastiun 3:1, 7 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Në cilat raste është më mirë të mos flasim fare ose të presim momentin e duhur për të folur?
5. Fol mirë për të tjerët
Ç’duhet të bëjmë që të shmangim fjalët fyese e lënduese? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.
Pse vëllai në këtë video donte të ndryshonte mënyrën si fliste për të tjerët?
Çfarë bëri për të ndryshuar?
Lexoni Eklisiastiun 7:16 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Çfarë duhet të mbajmë parasysh kur na vjen të flasim keq për dikë?
Lexoni Eklisiastiun 7:21, 22 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si të ndihmojnë këto vargje të mos e ekzagjerosh kur dikush flet keq për ty?
6. Fol me ngrohtësi me pjesëtarët e familjes
Jehovai do që të komunikojmë me ngrohtësi dhe dashuri me pjesëtarët e familjes. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.
Çfarë do të të ndihmojë të flasësh me ngrohtësi me familjarët?
Lexoni Efesianëve 4:31, 32 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si duhet të flasim me familjarët që t’i bëjmë të ndihen mirë?
Jehovai ia tregoi me fjalë Birit të tij, Jezuit, sa shumë e donte. Lexoni Mateun 17:5 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si mund ta imitosh Jehovain kur flet me familjarët?
Gjej mundësi për t’i lavdëruar të tjerët
DISA THONË: «Unë them atë që mendoj. Nuk është faji im nëse s’u pëlqen të tjerëve.»
A je dakord? Pse?
PËRMBLEDHJE
Fjalët mund të kenë shumë peshë. Prandaj, duhet të mendojmë me kujdes çfarë të themi, kur ta themi dhe si ta themi.
Si do të përgjigjeshe?
Si mund t’i ndihmojmë të tjerët me mënyrën si flasim?
Ç’lloj të foluri duhet të shmangim?
Çfarë mund të na ndihmojë që të përdorim fjalë të ngrohta dhe që i forcojnë të tjerët?
EKSPLORO
Si të flasim në një mënyrë që u jep zemër të tjerëve?
Mëso çfarë mund të të ndihmojë të mos thuash fjalë të pista.
«A është vërtet e gabuar të thuash fjalë të pista?» (Artikull në jw.org)
Shiko se ç’mund të bësh që të shmangësh thashethemet.
Zbulo si e ndihmoi Jehovai një burrë të luftonte me prirjen për të thënë fjalë të pista.
«Fillova të mendoja seriozisht si do t’i vente filli jetës sime» (Kulla e Rojës, 1 gusht 2013)