BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Çfarë kërkon Jehovai prej nesh sot?
    Kulla e Rojës—1999 | 15 Shtator
    • 3, 4. (a) Çfarë kërkon në thelb Jehovai prej nesh sot? (b) Pse duhet të ecim pas gjurmëve të Jezuit?

      3 Gjatë vitit të fundit të shërbimit të Jezuit, apostujt e tij, Pjetri, Jakovi dhe Gjoni, e shoqëruan atë në një mal të lartë, që ka mundësi të ketë qenë një kreshtë e malit Hermon. Atje, ata panë një vizion profetik të Jezuit në lavdinë e madhërishme dhe dëgjuan vetë zërin e Perëndisë që deklaroi: «Ky është Biri im, i dashuri, të cilin e kam miratuar; dëgjojeni atë.» (Mateu 17:1-5, BR) Në thelb, kjo është ajo që kërkon Jehovai prej nesh, domethënë, të dëgjojmë dhe të ndjekim shembullin dhe mësimet e Birit të tij. (Mateu 16:24) Kështu, apostulli Pjetër shkroi: «Krishti vuajti për ju, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij.»—1. Pjetrit 2:21.

  • Çfarë kërkon Jehovai prej nesh sot?
    Kulla e Rojës—1999 | 15 Shtator
    • 5. Nën cilin ligj janë të krishterët dhe kur hyri në fuqi ky ligj?

      5 Çfarë përfshin të dëgjosh Jezuin dhe ta imitosh atë? A do të thotë kjo të jesh nën ndonjë ligj? Pavli shkroi: «Unë për vete nuk jam nën ligj.» Këtu ai po i referohej «besëlidhjes së vjetër», besëlidhjes së Ligjit, e cila u bë me Izraelin. Gjithsesi, Pavli pranoi se ishte «nën ligjin e Krishtit». (1. Korintasve 9:20, 21, BR; 2. Korintasve 3:14) Me përfundimin e besëlidhjes së vjetër të Ligjit, hyri në fuqi një ‘besëlidhje e re’ që përfshinte «ligjin e Krishtit», të cilit të gjithë shërbëtorët e Jehovait sot janë të detyruar t’i binden.—Luka 22:20; Galatasve 6:2; Hebrenjve 8:7-13.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo