BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 61 f. 146-f. 147 par. 4
  • Jezui shëron një djalë të demonizuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui shëron një djalë të demonizuar
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Shërohet një djalë i pushtuar nga një demon
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Jezui kryen mrekulli në Kapernaum
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Libri biblik numër 41​—Marku
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 61 f. 146-f. 147 par. 4
Një baba i lutet Jezuit t’i shërojë djalin e pushtuar nga një demon

KAPITULLI 61

Jezui shëron një djalë të demonizuar

MATEU 17:14-20 MARKU 9:14-29 LUKA 9:37-43

  • NEVOJITET BESIM I FORTË PËR TË SHËRUAR NJË DJALË TË DEMONIZUAR

Kur Jezui, Pjetri, Jakovi dhe Gjoni zbresin nga mali, ndeshin një turmë të madhe dhe kuptojnë se diçka nuk shkon. Skribët kanë rrethuar dishepujt e Jezuit dhe po debatojnë me ta. Njerëzit befasohen kur shohin Jezuin dhe vrapojnë drejt tij për ta përshëndetur. Ai i pyet: «Për çfarë po debatoni?»—Marku 9:16.

Një burrë nga turma bie në gjunjë para Jezuit dhe i shpjegon: «Mësues, e kam sjellë tim bir te ti, sepse ka një frymë të ndyrë që e lë të pagojë. Kudo që e kap, e përplas përtokë dhe ai nxjerr shkumë nga goja, kërcet dhëmbët dhe s’ka më fuqi. U kërkova dishepujve të tu ta dëbonin, por ata nuk mundën.»—Marku 9:17, 18.

Me sa duket, skribët po i kritikojnë e ndoshta po i vënë në lojë dishepujt ngaqë nuk e shëruan dot djalin. Prandaj, në vend që t’i përgjigjet babait të dëshpëruar, Jezui i drejtohet turmës me këto fjalë: «O brez pa besim dhe i shtrembër! Edhe sa duhet të rri me ju? Edhe sa duhet t’ju duroj?» Me siguri këto fjalë të forta janë për skribët që u kanë hapur probleme dishepujve në mungesë të Jezuit. Pastaj Jezui i thotë babait të hidhëruar: «Ma sill këtu djalin.»—Luka 9:41.

Teksa djali i afrohet Jezuit, demoni që e ka pushtuar, e përplas përtokë dhe e përpëlit. Djali rrokulliset e nxjerr shkumë nga goja. Jezui pyet të atin: «Sa kohë ka që i ndodh kjo?» «Që nga fëmijëria,—përgjigjet ai.—Fryma e hedh shpesh në zjarr e në ujë që ta vrasë.» Burri i përgjërohet: «Nëse mund të bësh ndonjë gjë, ki mëshirë për ne dhe na ndihmo.»—Marku 9:21, 22.

Ky baba s’di nga t’ia mbajë, sepse as dishepujt e Jezuit nuk e ndihmuan dot. Jezui i përgjigjet thirrjes së tij të dëshpëruar për ndihmë me këto fjalë: «Pse thua ‘nëse mund’? Gjithçka është e mundur për atë që ka besim.» Menjëherë burri thërret: «Unë kam besim! Por më ndihmo të kem edhe më shumë besim.»—Marku 9:23, 24.

Jezui shëron djalin e demonizuar

Jezui vëren se turma po nxiton drejt tij dhe në sy të të gjithëve, qorton demonin: «Ty, o frymë që e lë të pagojë e të shurdhër, të urdhëroj: dil dhe mos hyr më tek ai!» Ndërsa del, demoni e bën djalin të bërtasë dhe e përpëlit shumë. Pastaj djali mbetet i shtrirë përdhe pa lëvizur. Kur shikojnë këtë, mjaft veta thonë: «Ka vdekur!» (Marku 9:25, 26) Por, kur Jezui e kap për dore, djali ngrihet në këmbë ‘i shëruar’. (Mateu 17:18) Me të drejtë, njerëzit mbeten gojëhapur.

Më përpara, kur Jezui i kishte dërguar dishepujt të predikonin, ata kishin arritur të dëbonin demonë. Ja pse, tani që janë vetëm në një shtëpi, e pyesin: «Pse ne nuk e dëbuam dot?» Duke i shpjeguar se kjo ndodhi ngaqë u mungonte besimi, Jezui thotë: «Ky lloj demoni mund të dalë veç me lutje.» (Marku 9:28, 29) Për të dëbuar këtë lloj demoni nevojitej besim i fortë dhe lutje për ndihmën e fuqishme të Perëndisë.

Si përfundim Jezui thotë: «Vërtet po ju them se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoni këtij mali: ‘Lëviz nga këtu atje’, dhe ai do të lëvizë, e asgjë nuk do të jetë e pamundur për ju.» (Mateu 17:20) Sa fuqi ka besimi!

Pengesat dhe vështirësitë që s’na lejojnë të përparojmë në shërbim të Jehovait mund të duken të pakapërcyeshme dhe të pamposhtshme si një mal. Ama, po të kultivojmë besim, do të arrijmë të kapërcejmë pengesa e vështirësi që duken si male.

  • Çfarë situate ndesh Jezui kur zbret nga mali?

  • Pse nuk arritën dishepujt ta dëbonin demonin nga djali?

  • Sa i fuqishëm mund të bëhet besimi ynë?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo