BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Atij që ju kërkon taksa, paguajini taksat»
    Kulla e Rojës—1995 | 15 Mars
    • Ji i paqortueshëm. Për të përmbushur detyrën e tyre, mbikëqyrësit e krishterë duhet të jenë «të paqortueshëm». Ngjashëm, i gjithë kongregacioni duhet të jetë i paqortueshëm në sy të Perëndisë. (1. Timoteut 3:2, BR; krahaso Efesianëve 5:27.) Prandaj, ata përpiqen të kenë një reputacion të mirë në zonë, edhe kur bëhet fjalë për pagimin e taksave. Jezu Krishti vetë dha një shembull lidhur me këtë. Dishepullin e tij, Pjetrin, e pyetën nëse Jezui i paguante apo jo taksat në tempull, që ishte një shumë e vogël prej dy dhrahmish. Në të vërtetë, Jezui bënte përjashtim nga kjo taksë, pasi tempulli ishte shtëpia e Atit të tij dhe asnjë mbret nuk i vë taksa birit të vet. Kështu tha Jezui, por prapëseprapë e pagoi taksën. Në fakt, ai bëri edhe një mrekulli për të formuar paratë e nevojshme! Përse të paguante një taksë nga e cila me të drejtë ishte përjashtuar? Siç tha vetë Jezui, për «të mos i skandalizuar».​—Mateu 17:24-27.b

  • «Atij që ju kërkon taksa, paguajini taksat»
    Kulla e Rojës—1995 | 15 Mars
    • b Është interesante të vërejmë se vetëm Ungjilli i Mateut tregon këtë episod të jetës tokësore të Jezuit. Si ish-mbledhës taksash, Mateu u mahnit nga qëndrimi i Jezuit lidhur me këtë çështje.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo