BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mbreti rafinon frymësisht popullin e tij
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
    • 1-3. Çfarë bëri Jezui kur pa se tempulli ishte i ndotur?

      JEZUI e respektonte shumë tempullin në Jerusalem, sepse e dinte që tempulli kishte qenë për një kohë të gjatë qendra e adhurimit të vërtetë në tokë. Ky adhurim​—adhurimi i Perëndisë së shenjtë, Jehovait—​duhet të jetë i pastër dhe i kulluar. Imagjino si u ndie Jezui kur shkoi në tempull më 10 nisan të vitit 33 të e.s., dhe pa se ishte i ndotur. Çfarë po ndodhte?​—Lexo Mateun 21:12, 13.

      2 Në oborrin e jojudenjve, tregtarë lakmitarë dhe këmbyes parash po përfitonin nga adhuruesit që vinin në tempull për t’i paraqitur blatime Jehovait.a Jezui i «flaku jashtë të gjithë ata që shitnin e blinin atje, [dhe] përmbysi tryezat e këmbyesve të parave». (Krahaso Neheminë 13:7-9.) Ai i dënoi këta njerëz egoistë, se e kishin kthyer shtëpinë e Atit në «shpellë kusarësh». Kështu Jezui tregoi se e respektonte tempullin dhe Atë që adhurohej në të. Adhurimi ndaj Atit duhej mbajtur i pastër!

  • Mbreti rafinon frymësisht popullin e tij
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
    • a Vizitorët judenj duhej të përdornin valutë të caktuar që të paguanin taksën vjetore të tempullit, prandaj këmbyesit e parave vendosnin tarifa për këmbimin e monedhave. Veç kësaj, vizitorëve ndoshta u duhej të blinin kafshë për blatim. Jezui i quajti tregtarët ‘kusarë’, ngaqë ata vendosnin tarifa marramendëse.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo