BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 22 f. 58-f. 59 par. 6
  • Katër dishepuj do të bëhen peshkatarë njerëzish

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Katër dishepuj do të bëhen peshkatarë njerëzish
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Thirren katër dishepuj
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Ai luftoi me frikën dhe dyshimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Ai luftoi me frikën dhe dyshimin
    Imitoni besimin e tyre
  • Jezui u shfaqet peshkatarëve
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 22 f. 58-f. 59 par. 6
Jezui flet me Pjetrin, Andrean, Jakovin dhe Gjonin në bregun e detit të Galilesë

KAPITULLI 22

Katër dishepuj do të bëhen peshkatarë njerëzish

MATEU 4:13-22 MARKU 1:16-20 LUKA 5:1-11

  • JEZUI U KËRKON DISHEPUJVE TA NDJEKIN GJITHË KOHËS

  • PESHKATARËT BËHEN PESHKATARË NJERËZISH

Pasi nazareasit përpiqen ta vrasin Jezuin, ai shkon në Kapernaum, afër detit të Galilesë që quhet edhe ‘liqeni i Genesaretit’. (Luka 5:1) Kështu përmbushet profecia e Isaisë se banorët e Galilesë që shtrihet buzë detit, do të shihnin një dritë të madhe.—Isaia 9:1, 2.

Po, këtu në Galile, Jezui vazhdon të shpallë se «Mbretëria e qiejve është afruar». (Mateu 4:17) Ai gjen katër dishepuj, që më parë e kishin shoqëruar, por që kanë rifilluar biznesin e peshkimit kur u kthyen bashkë me të nga Judea. (Gjoni 1:35-42) Megjithatë, tani është momenti ta shoqërojnë Jezuin gjithë kohën. Ai duhet t’i stërvitë që të vazhdojnë veprën pas ikjes së tij.

Ndërsa ecën buzë detit, Jezui shikon Simon Pjetrin, vëllanë e tij, Andrean, dhe disa nga shokët e tyre duke larë rrjetat. Ai afrohet, hipën në varkën e Pjetrit dhe i kërkon të largohen nga bregu. Kur largohen pak, Jezui ulet dhe fillon t’u mësojë të vërtetat për Mbretërinë turmave që janë mbledhur në breg.

Më pas, Jezui i thotë Pjetrit: «Shkoni thellë dhe hidhini atje rrjetat që të zini peshk.» Pjetri ia kthen: «Mësues, ne u robtuam gjithë natën dhe nuk zumë gjë, por, meqë po thua ti, do t’i hedh rrjetat.»—Luka 5:4, 5.

Andrea, Jakovi dhe Gjoni përpiqen të futin rrjetat në varkë; Pjetri bie në gjunjë para Jezuit

Ata bëjnë siç u thotë Jezui dhe kapin kaq shumë peshq, sa rrjetat fillojnë të shqyhen. Menjëherë u thërrasin për ndihmë ortakëve që janë në një varkë aty pranë. Shpejt të dyja barkat mbushen me aq shumë peshq, sa fillojnë të fundosen. Kur e sheh këtë, Pjetri bie në gjunjë para Jezuit dhe i thotë: «Largohu prej meje, Zotëri, se jam njeri mëkatar!» Jezui i përgjigjet: «Mos ki më frikë. Që tani e tutje do të zësh njerëz e jo peshq.»—Luka 5:8, 10.

Jezui i thotë Pjetrit dhe Andreas: «Ejani pas meje dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.» (Mateu 4:19) Ai thërret edhe dy peshkatarë të tjerë, Jakovin dhe Gjonin, bijtë e Zebedeut, të cilët e ndjekin pa u menduar dy herë. Të katër burrat braktisin biznesin e peshkimit dhe bëhen dishepujt e parë që e shoqërojnë Jezuin në kohë të plotë.

  • Me çfarë pune merren burrat që Jezui u kërkon të bëhen dishepuj në kohë të plotë, dhe cilët janë?

  • Cila mrekulli e frikëson Pjetrin?

  • Ç’lloj peshkatarësh do të bëhen katër dishepujt këtej e tutje?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo