BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Le të jemi të gjithë një, ashtu si Jehovai dhe Jezui janë një
    Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Qershor
    • PARAGJYKIMET MPOSHTEN ME DASHURI DHE PËRULËSI

      8. Cili parim kryesor qëndron në themel të unitetit të krishterë? Shpjegoni.

      8 Jezui u mësoi dishepujve një parim kryesor që qëndron në themel të unitetit mes nesh. Ai tha: «Ju të gjithë jeni vëllezër.» (Lexo Mateun 23:8, 9.) Natyrisht, një kuptim në të cilin jemi «vëllezër», është se të gjithë vijmë nga Adami. (Vep. 17:26) Por jo vetëm kaq. Jezui shpjegoi se dishepujt e tij ishin vëllezër e motra ngaqë kishin pranuar Jehovain si Atin e tyre qiellor. (Mat. 12:50) Veç kësaj, ishin bërë pjesë e një familjeje të madhe adhuruesish, e bashkuar nga dashuria dhe besimi. Ja pse në letrat e tyre, shpesh apostujt i quanin dishepujt e tjerë ‘vëllezër e motra’.​—Rom. 1:13; 1 Pjet. 2:17; 1 Gjon. 3:13.a

  • Le të jemi të gjithë një, ashtu si Jehovai dhe Jezui janë një
    Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Qershor
    • a Termi «vëllezër» mund të përfshijë edhe pjesëtaret femra të kongregacionit. Pavli ua drejtoi letrën e tij ‘vëllezërve’ në Romë. Shihet qartë se aty përfshiheshin edhe motrat, disa nga të cilat ai i përmendi me emër. (Rom. 16:3, 6, 12) Prej kohësh, Kulla e Rojës i ka quajtur të krishterët ‘vëllezër e motra’.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo