BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mbretëria e Perëndisë po qeveris!
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • 2. Çfarë ka ndodhur me kushtet botërore dhe me njerëzit që nga viti 1914?

      Dishepujt e pyetën Jezuin: «Kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e pranisë sate dhe e përfundimit të sistemit?» (Mateu 24:3) Jezui u përgjigj duke parathënë shumë ngjarje që do të ndodhnin pasi të bëhej Mbret i Mbretërisë së Perëndisë në qiell. Disa prej tyre janë luftërat, mungesa e ushqimit dhe tërmetet. (Lexo Mateun 24:7.) Bibla paratha edhe se sjellja e njerëzve «në ditët e fundit» do ta bënte jetën ‘të vështirë për t’u përballuar’. (2 Timoteut 3:1-5) Të gjitha këto janë bërë edhe më të dukshme që nga viti 1914.

      3. Pse bota është katandisur kaq keq pasi filloi të qeveriste Mbretëria e Perëndisë?

      Fill pasi u bë Mbret i Mbretërisë së Perëndisë, Jezui luftoi në qiell kundër Satanait dhe demonëve. Satanai e humbi luftën. Bibla tregon se «u hodh poshtë në tokë ai bashkë me engjëjt e tij». (Zbulesa 12:9, 10, 12) Satanai është i tërbuar, sepse e di që e pret shkatërrimi. Nga inati e ka mbushur botën me halle dhe vuajtje. Nuk është çudi që bota është katandisur si mos më keq! Megjithatë, Mbretëria e Perëndisë do të zgjidhë çdo problem.

  • Mbretëria e Perëndisë po qeveris!
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • 5. Bota ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 1914

      Shihni VIDEON.

      VIDEO: Bota ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 1914 (1:10)

      Jezui paratha si do të ishte bota pasi të bëhej mbret. Lexoni Lukën 21:9-11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

      • Cilat nga këto gjëra ke parë ose ke dëgjuar të ndodhin?

      Apostulli Pavël përshkroi si do të bëheshin njerëzit në ditët e fundit të sundimit njerëzor. Lexoni 2 Timoteut 3:1-5 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

      • A janë bërë kështu njerëzit sot?

      Kolazh: Pamje që tregojnë kushtet botërore dhe sjelljen e njerëzve në ditët e fundit. 1. Një udhëheqës ushtarak bërtet në podium me krahët e ngritura lart. 2. Ndërtesa të shkatërruara pas një tërmeti. 3. Avionë ushtarakë. 4. Njerëz që ecin jashtë me maska. 5. Kullat Binjake në Nju Jork të përfshira nga flakët pas një sulmi terrorist. 6. Një burrë përdor drogë. 7. Një burrë i bërtet gruas dhe e rreh atë. 8. Lloje të ndryshme drogash dhe pijesh alkoolike. 9. Dy gra me bizhuteri e të veshura sipas modës bëjnë selfie. 10. Një DJ entuziazmon turmën në një koncert. 11. Një kryengritës hedh një bombë molotov.
Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo