-
Besimi në profecitë e Biblës të shpëton jetënKulla e Rojës—2007 | 1 Prill
-
-
Brenda tre muajsh, guvernatori romak i Sirisë, Cest Gali, marshon drejt jugut me 30.000 trupa, për të shtypur kryengritjen judaike. Ushtria e tij mbërrin në Jerusalem gjatë festës së kasolleve dhe menjëherë depërton në rrethinat e qytetit. Zelotët, që janë më të paktë në numër, kërkojnë strehim në fortesën e tempullit. Shpejt ushtarët romakë nisin të dëmtojnë murin e tempullit. Judenjtë tmerrohen. Bobo, ushtarë paganë po ndotin vendin më të shenjtë të judaizmit! Ndërsa të krishterëve që janë në qytet u kujtohen fjalët e Jezuit: ‘Kur të vini re gjënë e neveritshme që qëndron në vend të shenjtë, atëherë ata në Jude le të fillojnë të ikin në male.’ (Mateu 24:15, 16) A do të tregonin besim në fjalët profetike të Jezuit e të nxiteshin që të vepronin sipas tyre? Siç rrjedhin ngjarjet, do të shpëtojnë vetëm nëse veprojnë kështu. Po si të ikin?
Papritur dhe pa ndonjë arsye të dukshme, Cest Gali i tërheq trupat e tij dhe zmbrapset në drejtim të bregdetit. Nga pas i ndjekin këmba-këmbës zelotët. Si me mrekulli, ditët e shtrëngimit mbi qytetin shkurtohen! Duke treguar besimin e tyre te paralajmërimi profetik i Jezuit, të krishterët ikin nga Jerusalemi dhe shkojnë në Pelé, një qytet asnjanës që ndodhet në male, matanë lumit Jordan. Ikin tamam në kohën e duhur. Shpejt zelotët kthehen në Jerusalem dhe i detyrojnë banorët që kanë mbetur, të bashkohen me ta në kryengritje.a Ndërkohë, të sigurt në Pelé, të krishterët presin zhvillimet e mëtejshme.
-
-
Besimi në profecitë e Biblës të shpëton jetënKulla e Rojës—2007 | 1 Prill
-
-
a Jozefi, historian jude, thotë se zelotët i ndoqën romakët për shtatë ditë, e më pas u kthyen në Jerusalem.
-