BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Ardhtë mbretëria jote»
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
    • 15, 16. Cilëve u referohet shprehja «ky brez»?

      15 Kur do të vijë, atëherë, Mbretëria e Perëndisë? Jezui nuk e tregoi me saktësi këtë. (Mat. 24:36) Ama tha diçka që na siguron se është shumë pranë. Jezui tregoi se Mbretëria do të vinte pasi «ky brez» të shihte plotësimin e shenjës profetike. (Lexo Mateun 24:32-34.) Cilëve u referohet shprehja «ky brez»? T’i shohim me imtësi fjalët e Jezuit.

      16 «Ky brez.» Mos kishte ndër mend jobesimtarët Jezui? Jo. Të mendojmë për auditorin e tij. Jezui ua tha profecinë disa apostujve që «iu afruan veçmas». (Mat. 24:3) Pas pak, apostujt do të miroseshin me frymën e shenjtë. Të shohim edhe kontekstin. Para se të fliste për ‘brezin’, Jezui tha: «Mësoni këtë nga ilustrimi i fikut: sapo del bisku e lëshon gjethe, ju e dini se vera është afër. Po ashtu edhe ju, kur t’i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, te dera.» Ata që do të shihnin gjërat që paratha dhe që do të kapnin kuptimin e tyre, pra që Jezui «është afër, te dera», nuk do të ishin jobesimtarët, por dishepujt e mirosur. Prandaj, kur Jezui foli për ‘brezin’, e kishte fjalën për dishepujt e tij të mirosur.

      BREZI

      (Mat. 24:32-34)

      Jezui tregoi se Mbretëria do të vinte pasi «ky brez» të shihte plotësimin e shenjës profetike (Shih paragrafët 17, 18.)

      Tabelë për ‘brezin’ e profecisë së Jezuit te Mateu 24:32-34

      GRUPI 1: Të mirosurit që panë fillimin e plotësimit të shenjës më 1914

      GRUPI 2: Të mirosurit që ishin bashkëkohës me grupin e parë; disa prej këtyre do të jenë ende në tokë kur të fillojë shtrëngimi i madh

      17. Cili është kuptimi i shprehjeve «ky brez» dhe «të gjitha këto gjëra»?

      17 «Nuk do të kalojë kurrsesi, gjersa të ndodhin të gjitha këto gjëra.» Si do të vërtetohen këto fjalë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet të dimë kuptimin e këtyre dy shprehjeve: «brez» dhe «të gjitha këto gjëra». Në Bibël, fjala «brez» shpesh u referohet njerëzve të moshave të ndryshme që janë bashkëkohës gjatë një periudhe të jetës. Një brez nuk zgjat së tepërmi dhe mbaron një ditë. (Dal. 1:6) Shprehja «të gjitha këto gjëra» përfshin të gjitha ngjarjet e parathëna për periudhën e pranisë së Jezuit, që nga fillimi më 1914, e deri kur të arrijë kulmin, në ‘shtrëngimin e madh’.​—Mat. 24:21.

      18, 19. Si t’i kuptojmë fjalët e Jezuit për ‘brezin’ dhe ç’përfundim nxjerrim?

      18 Si t’i kuptojmë fjalët e Jezuit për ‘brezin’? Në këtë mënyrë: brezi përbëhet nga dy grupe të mirosurish që janë bashkëkohës gjatë një periudhe të jetës. Grupi i parë përbëhet nga të mirosurit që panë fillimin e plotësimit të shenjës më 1914, dhe i dyti nga të mirosurit që, gjatë një periudhe të jetës, ishin bashkëkohës me grupin e parë. Të paktën disa nga grupi i dytë do të shohin fillimin e shtrëngimit. Dy grupet përbëjnë një brez të vetëm sepse, si të krishterë të mirosur, janë bashkëkohës gjatë një periudhe të jetës.c

      19 Ç’mund të themi si përfundim? Po ja, dimë se shenja e pranisë së Jezuit si Mbret duket qartë përreth globit. Gjithashtu shohim se të mirosurit që janë ende gjallë dhe pjesë e ‘brezit’ po plaken, por nuk do të vdesin të gjithë para se të fillojë shtrëngimi i madh. Prandaj arrijmë në përfundimin se shumë shpejt Mbretëria e Perëndisë do të vijë e do të qeverisë tokën. Sa emocionuese do të jetë të shohim me sytë tanë plotësimin e lutjes së Jezuit: «Ardhtë mbretëria jote.»

  • «Ardhtë mbretëria jote»
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo