BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/03 f. 1
  • «Tregohuni gati»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Tregohuni gati»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • A po qëndroni zgjuar duke shmangur shpërqendrimet?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Të tregohemi gati për ditën e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • «A më do mua më shumë se këta?»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Të vazhdojmë të shikojmë me kujdes se si e përdorim kohën
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 11/03 f. 1

«Tregohuni gati»

1 Në profecinë madhështore që dha për fundin e këtij sistemi, Jezui paralajmëroi që të mos zhytemi thellë në shqetësimet e përditshme të jetës. (Mat. 24:36-39; Luka 21:34, 35) Meqë shtrëngimi i madh mund të shpërthejë nga njëri çast në tjetrin, është shumë e rëndësishme t’ia vëmë veshin këshillës së Jezuit: «Tregohuni gati, sepse Biri i njeriut vjen në një orë që ju s’e mendoni.» (Mat. 24:44) Çfarë mund të na ndihmojë për këtë?

2 Të luftojmë kundër ankthit dhe shpërqendrimeve: Një grackë frymore nga e cila duhet të ruhemi janë «ankthet e jetës». (Luka 21:34) Në disa vende njerëzit mezi i sigurojnë gjërat e nevojshme për të jetuar, për shkak të varfërisë, papunësisë dhe kostos së lartë të jetesës. Në vende të tjera është normale të kesh shumë gjëra materiale. Nëse shqetësimi për gjërat materiale fillon të mbizotërojë në mendjen tonë, ka rrezik ta humbasim përqendrimin që kemi te realitetet e Mbretërisë. (Mat. 6:19-24, 31-33) Mbledhjet e krishtere na ndihmojnë që ta mbajmë vëmendjen të përqendruar te këto realitete. A e kini si synim të ndiqni çdo mbledhje?—Hebr. 10:24, 25.

3 Sot bota është plot me shpërqendrime që fare lehtë mund të na harxhojnë kohë të çmuar. Përdorimi i kompjuterit mund të bëhet një kurth në rast se kalojmë shumë kohë në Internet, duke lexuar e duke dërguar postë elektronike ose duke luajtur në kompjuter. Mund të humbasim shumë orë duke parë televizor, filma, duke ndjekur ndonjë gjë që e kemi me pasion, duke lexuar romane e duke u marrë me sporte. Kjo pastaj na lë pak kohë ose energji për gjërat frymore. Vërtet që zbavitjet dhe çlodhja mund të na japin përkohësisht freskim, por studimi personal dhe familjar i Biblës jep dobi të përjetshme. (1 Tim. 4:7, 8) A blini kohë për të medituar çdo ditë rreth Fjalës së Perëndisë?—Efes. 5:15-17.

4 Sa mirënjohës jemi që organizata e Jehovait ka bërë një program arsimimi frymor për të na ndihmuar që ‘t’ia dalim mbanë të shpëtojmë nga të gjitha gjërat që kanë për të ndodhur dhe në qëndrimin përpara Birit të njeriut’! (Luka 21:36) Le t’i përdorim plotësisht këto masa dhe ‘të tregohemi gati’, në mënyrë që besimi ynë të jetë «shkak për lëvdim, lavdi dhe nderim kur të zbulohet Jezu Krishti».—1 Pjet. 1:7.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo