BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jl mësimi 19
  • Kush është skllavi i besueshëm dhe i matur?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush është skllavi i besueshëm dhe i matur?
  • Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • Material i ngjashëm
  • «Kush është në të vërtetë skllavi i besueshëm dhe i matur?»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Një ‘skllav’ që është i besueshëm dhe i matur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • «Ata vazhdojnë të ndjekin Qengjin»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • «Kujtoni ata që marrin drejtimin mes jush»
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
Shih më tepër
Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
jl mësimi 19

MËSIMI 19

Kush është skllavi i besueshëm dhe i matur?

Jezui flet me dishepujt
Një Dëshmitare e Jehovait studion një botim të bazuar në Bibël

Të gjithë ne nxjerrim dobi nga ushqimi frymor

Dy anëtarë të Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait

Pak para vdekjes, Jezui bëri një bisedë kokë më kokë me katër nga dishepujt e tij—Pjetrin, Jakovin, Gjonin dhe Andrean. Ndërsa po parathoshte shenjën e pranisë së tij në ditët e fundit, ai ngriti një pyetje jetësore: «Kush është në të vërtetë skllavi i besueshëm dhe i matur, të cilin zotëria i tij e emëroi mbi shërbëtorët e shtëpisë së vet, për t’u dhënë atyre ushqim në kohën e duhur?» (Mateu 24:3, 45; Marku 13:3, 4) Jezui po i siguronte dishepujt se, si «zotëria» i tyre, do të emëronte një grup njerëzish që do t’u siguronte vazhdimisht ushqim frymor ithtarëve të tij gjatë ditëve të fundit. Nga cilët do të përbëhej ky skllav?

Është një grup i vogël dishepujsh të mirosur të Jezuit. «Skllavi» është Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait. Ai u shpërndan ushqim frymor bashkadhuruesve tamam atëherë kur u nevojitet. Ne varemi nga ‘furnizimet e mjaftueshme me ushqim në kohën e duhur’ që na jep vazhdimisht skllavi i besueshëm.—Luka 12:42.

Administron shtëpinë e Perëndisë. (1 Timoteut 3:15) Jezui i dha skllavit përgjegjësinë e rëndësishme që të administrojë veprën e pjesës tokësore të organizatës së Jehovait—të kujdeset për të mirat e saj materiale, të drejtojë veprën e predikimit dhe të na mësojë me anë të kongregacionit. Kështu, për të na siguruar atë që na duhet në kohën e duhur, «skllavi i besueshëm dhe i matur» shpërndan ushqim frymor me anë të botimeve që përdorim në shërbim, si edhe nëpërmjet programeve që zhvillohen në mbledhje e asamble.

Skllavi tregohet i besueshëm ndaj të vërtetave biblike dhe ndaj detyrës për të predikuar lajmin e mirë. Gjithashtu, tregohet i matur pasi kujdeset me mençuri për interesat e Krishtit në tokë. (Veprat 10:42) Rritja e popullit të Jehovait dhe ushqimi i bollshëm frymor tregojnë se ai po e bekon punën e skllavit.—Isaia 60:22; 65:13.

  • Kë emëroi Jezui që të ushqente frymësisht dishepujt e tij?

  • Në cilat mënyra është i besueshëm dhe i matur skllavi?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo