BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb18 mars f. 7
  • «Qëndroni vigjilentë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Qëndroni vigjilentë»
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Material i ngjashëm
  • A do të qëndroni «vigjilentë»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Një mësim për vigjilencën nga ilustrimi për virgjëreshat
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • A po ua vë veshin paralajmërimeve?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • «Skllavi i besueshëm» e kalon me sukses hetimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
mwb18 mars f. 7
Dhjetë virgjëreshat e shëmbëlltyrës së Jezuit

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | MATEU 25

«Qëndroni vigjilentë»

25:1-12

Ndonëse Jezui ua tha dishepujve të mirosur shëmbëlltyrën për dhjetë virgjëreshat, mesazhi i saj kryesor zbatohet për të gjithë të krishterët. (w15 15/​3 12-16) «Qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini as ditën, as orën.» (Mt 25:13) A mund ta shpjegosh shëmbëlltyrën e Jezuit?

  • Dhëndri (vargu 1)​—Jezui

  • Virgjëreshat e matura e të përgatitura (vargu 2)​—Të krishterët e mirosur që janë të përgatitur të kryejnë me besnikëri caktimin e tyre dhe që shkëlqejnë si ndriçues deri në fund (Fi 2:15)

  • Britma: «Po vjen dhëndri!» (vargu 6)​—Shenja për praninë e Jezuit

  • Virgjëreshat mendjelehta (vargu 8)​—Të krishterët e mirosur që dalin të takojnë dhëndrin, por që nuk qëndrojnë vigjilentë dhe nuk e mbajnë integritetin

  • Virgjëreshat e matura nuk e ndajnë vajin (vargu 9)​—Pas vulosjes përfundimtare, është shumë vonë që të mirosurit besnikë të ndihmojnë këdo që nuk është treguar besnik

  • «Mbërriti dhëndri» (vargu 10)​—Jezui vjen të japë gjykimin afër fundit të shtrëngimit të madh

  • «Virgjëreshat e matura hyjnë në dasmë me dhëndrin dhe dera mbyllet» (vargu 10)​—Jezui mbledh të mirosurit besnikë në qiell, ndërsa jobesnikët humbin shpërblimin qiellor

Shëmbëlltyra nuk mëson se shumë të mirosur do të jenë jobesnikë dhe duhen zëvendësuar. Përkundrazi shërben si paralajmërim për çdo të mirosur: ata e kanë plotësisht në dorë të zgjedhin ose rrugën e përgatitjes dhe të vigjilencës, ose rrugën e marrëzisë dhe të jobesnikërisë. Jezui i këshilloi: «Jini gati.» (Mt 24:44) Cilado qoftë shpresa jonë, Jezui kërkon që të gjithë ne të përgatitim zemrën për të shërbyer me besnikëri dhe për të qëndruar vigjilentë.

Si po tregohem vigjilent?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo