BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Nuk e dini as ditën, as orën»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Shtator
    • Roja jep alarmin

      «Nuk e dini as ditën, as orën»

      «Prandaj, qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini as ditën, as orën.»​—MAT. 25:13.

  • «Nuk e dini as ditën, as orën»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Shtator
    • 1-3. (a) Cilat situata ilustrojnë mësimin që donte të jepte Jezui në dy shëmbëlltyrat e tij? (b) Cilave pyetje duhet t’u përgjigjemi?

      MENDO sikur një zyrtar i lartë të të kërkojë ta çosh me makinë në një takim të rëndësishëm. Megjithatë, pak minuta para se të nisesh për ta marrë, kupton se nuk ke mjaft karburant për rrugën. Duhet të nxitosh që të blesh karburant. Ndërkohë vjen zyrtari, sheh përreth, por nuk të gjen. S’mund të presë, ndaj i kërkon dikujt tjetër ta çojë me makinë. Ti kthehesh shpejt dhe kupton se zyrtari ka ikur. Si do të ndiheshe?

      2 Tani imagjino sikur je ti zyrtari dhe ke zgjedhur tre burra të zotë që të kujdesen për një punë të rëndësishme. U shpjegon caktimin dhe të tre e pranojnë me gatishmëri. Mirëpo, kur kthehesh pas ca kohësh, mëson se vetëm dy prej tyre e kanë përmbushur. Për më tepër, ai që nuk e ka përmbushur caktimin, fillon të justifikohet. Në të vërtetë, ai s’është përpjekur fare. Si do të ndiheshe?

      3 Në shëmbëlltyrat për virgjëreshat dhe talentat, Jezui përdori situata të ngjashme që të ilustronte pse gjatë kohës së fundit disa të krishterë të mirosur do të tregoheshin të besueshëm e të matur, ndërsa të tjerë jo.a (Mat. 25:1-30) Ai e theksoi me këto fjalë mësimin që donte të jepte: «Prandaj, qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini as ditën, as orën»​—domethënë, kohën kur Jezui do të shkatërronte botën e Satanait. (Mat. 25:13) Ne mund ta zbatojmë këtë këshillë sot. Si mund të nxjerrim dobi duke qëndruar vigjilentë, siç na inkurajoi Jezui? Cilët kanë qenë gati për të mbijetuar? Ç’duhet të bëjmë tani që të qëndrojmë vigjilentë?

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo