BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 113 f. 262-f. 263 par. 4
  • Një mësim për zellin nga ilustrimi i talentave

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një mësim për zellin nga ilustrimi i talentave
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Të mësojmë nga ilustrimi i talentave
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Shenja e ditëve të fundit
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Merr pjesë plotësisht në korrjen e madhe frymore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Qëndroni gati!
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 113 f. 262-f. 263 par. 4
Një skllav gropos një qese me pará

KAPITULLI 113

Një mësim për zellin nga ilustrimi i talentave

MATEU 25:14-30

  • JEZUI TREGON ILUSTRIMIN E TALENTAVE

Jezui u tregon një ilustrim tjetër apostujve ndërsa janë në Malin e Ullinjve. Ca ditë më parë, në Jeriko, me anë të ilustrimit të minave, ai u tregoi se Mbretëria do të themelohej në të ardhmen e largët. Edhe ilustrimi që tregon tani, ka disa veçori të ngjashme. Jezui po vazhdon t’i përgjigjet pyetjes së dishepujve për praninë e tij dhe përfundimin e sistemit. Në ilustrim theksohet se dishepujt duhet të jenë të zellshëm në mënyrën si i përdorin gjërat që u beson Jezui.

Jezui fillon me fjalët: «Mbretëria mund të krahasohet me një njeri, i cili kur do të ikte në dhé të huaj, thërriti skllevërit dhe u besoi zotërimet e veta.» (Mateu 25:14) Edhe më parë Jezui e ka krahasuar veten me një burrë i cili shkon në dhé të huaj ‘që të marrë pushtet si mbret’. Ndaj apostujt e kuptojnë kollaj se ‘njeriu’ për të cilin po flitet tani është pikërisht ai.—Luka 19:12.

Para se burri në ilustrim të udhëtojë jashtë vendit, u beson skllevërve zotërime me vlerë. Gjatë tri viteve e gjysmë të shërbimit, Jezui u përqendrua te predikimi i lajmit të mirë për Mbretërinë e Perëndisë dhe stërviti dishepujt të bënin këtë vepër. Tani ka ardhur koha të largohet, megjithatë është i sigurt se dishepujt do të vazhdojnë veprën për të cilën i stërviti.—Mateu 10:7; Luka 10:1, 8, 9; krahaso Gjonin 4:38; 14:12.

Si i shpërndan zotërimet burri në ilustrim? Jezui tregon: «Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një, secilit sipas aftësive. Pastaj u nis.» (Mateu 25:15) Çfarë do të bëjnë skllevërit me gjërat që u besohen? A do të jenë të zellshëm për t’i përdorur në dobi të zotërisë së tyre?

Jezui u thotë apostujve: «Ai që mori pesë talenta, shkoi menjëherë e bëri tregti me to, dhe fitoi edhe pesë të tjera. Edhe ai që mori dy, fitoi dy të tjera. Kurse ai që mori vetëm një, shkoi, gërmoi në tokë dhe i fshehu paratë e zotërisë.» (Mateu 25:16-18) Por ç’ndodh kur kthehet zotëria?

Jezui vazhdon: «Pas një kohe të gjatë, zotëria i atyre skllevërve erdhi dhe mbylli llogaritë me ta.» (Mateu 25:19) Dy të parët kanë bërë gjithë sa munden, ‘secili sipas aftësive’. Janë treguar të zellshëm, punëtorë dhe të frytshëm me gjërat që i ka besuar. Skllavi që mori pesë talenta i ka dyfishuar, e po njësoj ka bërë edhe ai që mori dy talenta. (Në atë kohë, dikush duhej të punonte rreth 20 vjet që të fitonte shumën e barabartë me vlerën e një talenti.) Ndaj zotëria ka të njëjtin lavdërim për të dy: «Të lumtë, skllav i mirë dhe besnik! Ti u tregove besnik kur t’u ngarkuan pak gjëra, prandaj do të të emëroj mbi shumë gjëra; gëzohu edhe ti me zotërinë tënd!»—Mateu 25:21.

1. Një skllav gropos një çantë me pará; 2. I njëjti skllav flaket jashtë në errësirë

Por ndryshon puna me skllavin që mori një talent. Ai thotë: «Zotëri, unë e dija se ti je një njeri kërkues, që korr atje ku nuk mbjell dhe mbledh atje ku nuk hedh. Prandaj pata frikë e shkova dhe e fsheha në tokë talentën tënde. Ja ku e ke atë që është jotja.» (Mateu 25:24, 25) Madje, skllavi as i ka depozituar paratë te bankierët që të paktën zotëria të marrë përqindje interesi. Në të vërtetë, ai ka punuar kundër interesave të zotërisë.

Me të drejtë zotëria e quan ‘skllav të lig dhe përtac’, ia merr talentin dhe ia jep një skllavi të gatshëm të punojë me mish e me shpirt. Zotëria thotë: «Atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë dhe do të ketë me bollëk, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.»—Mateu 25:26, 29.

Dishepujt e Jezuit gjatë predikimit

Dishepujt e Jezuit kanë goxha për të menduar, edhe në lidhje me këtë ilustrim. E kuptojnë mirë se ajo që po u beson Jezui, pra privilegji i çmuar për të bërë dishepuj, ka vlerë të jashtëzakonshme. Dhe ai pret që të jenë të zellshëm teksa përmbushin këtë përgjegjësi. Nga ana tjetër, Jezui nuk kërkon që të gjithë të marrin pjesë në të njëjtën masë në veprën e predikimit. Siç e tregoi në ilustrim, secili duhet të bëjë gjithë sa mundet ‘sipas aftësive të veta’. Ama kjo s’do të thotë se Jezui do të kënaqet me dikë që tregohet «përtac» dhe nuk bën më të mirën për të çuar përpara interesat e Zotërisë.

Megjithatë, sa gëzohen apostujt kur dëgjojnë fjalët siguruese të Jezuit: «Atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë.»

  • Në ilustrimin e talentave, kë përfaqësojnë zotëria dhe skllevërit?

  • Çfarë u mëson Jezui dishepujve?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo