BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ‘Bëjeni këtë në kujtimin tim’
    Kulla e Rojës—2013 | 15 Dhjetor
    • 9. Ç’ide të gabuar kanë disa për bukën që përdori Jezui?

      9 Disa anëtarë të kishës pohojnë se Jezui thotë fjalë për fjalë «ky është trupi im», prandaj besojnë se buka kthehet me mrekulli në mishin e tij. Megjithatë, kjo bie ndesh me faktet.a Ai trup, pra vetë Jezui, ishte mu përpara apostujve dhe po kështu buka e ndorme që do të hanin. Kuptohet qartë se Jezui foli në mënyrë simbolike, ashtu siç kishte bërë edhe shumë herë të tjera.​—Gjoni 2:19-21; 4:13, 14; 10:7; 15:1.

      10. Çfarë simbolizon buka që përdoret gjatë Darkës së Zotërisë?

      10 Buka që kishin para syve apostujt dhe që do të hanin së shpejti përfaqësonte trupin e Jezuit. Cilin trup? Dikur, shërbëtorët e Perëndisë mendonin se buka përfaqësonte ‘trupin e Krishtit’, kongregacionin e të mirosurve, ngaqë Jezui theu bukën, por asnjë nga kockat e tij nuk u thye. (Efes. 4:12; Rom. 12:4, 5; 1 Kor. 10:16, 17; 12:27) Megjithatë, me kohë, u kuptua se si logjika, si Shkrimet thonë se buka përfaqëson trupin njerëzor të Jezuit, i cili ishte përgatitur për të. Ai «vuajti në mish», madje e vunë në shtyllë. Kështu, në Darkën e Zotërisë, buka përfaqëson trupin fizik me të cilin Jezui «mbarti mëkatet tona».​—1 Pjet. 2:21-24; 4:1; Gjoni 19:33-36; Hebr. 10:5-7.

  • ‘Bëjeni këtë në kujtimin tim’
    Kulla e Rojës—2013 | 15 Dhjetor
    • 15, 16. Çfarë bëhet me bukën gjatë Darkës së Zotërisë?

      15 Nga fundi i diskutimit, oratori do të tregojë se erdhi koha për të zbatuar atë që Jezui i kishte udhëzuar apostujt. Siç u përmend më sipër, do të përdoren dy simbole, bukë e ndorme dhe verë e kuqe. Këto mund të vihen në një tavolinë pranë oratorit. Ai do të shpjegojë një pjesë të Biblës që përshkruan atë që tha e bëri Jezui kur themeloi këtë rast. Për shembull, në tregimin e Mateut lexojmë: «Jezui mori një bukë dhe pasi e bekoi, e theu, ua dha dishepujve dhe u tha: ‘Merrni, hani. Kjo përfaqëson trupin tim.’» (Mat. 26:26) Jezui theu bukën pa maja që t’ua kalonte ca nga ajo apostujve të ulur në të dy anët e tij. Më 14 prill do të shohësh bukë të ndorme tashmë të thyer në copa, të vënë në pjatë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo