-
«Shkoni dhe bëni dishepuj»Kulla e Rojës 2020 (Për studim) | Janar
-
-
1-2. Çfarë u thotë një engjëll grave te varri i Jezuit, dhe çfarë udhëzimi u jep vetë Jezui?
ËSHTË mëngjes herët, 16 nisan i vitit 33 të e.s. Me zemrat copë, disa gra që nderojnë thellësisht Perëndinë, marrin rrugën për te varri ku dy ditë më parë u varros Zotëria Jezu Krisht. Kanë ndër mend t’ia lyejnë trupin me bimë dhe vajra aromatikë, por kur mbërrijnë te varri, ç’të shohin! Varri është bosh! Një engjëll u tregon se Jezui është ngritur nga të vdekurit dhe u thotë: «Ai po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni.»—Mat. 28:1-7; Luka 23:56; 24:10.
-
-
«Shkoni dhe bëni dishepuj»Kulla e Rojës 2020 (Për studim) | Janar
-
-
4 Jezui dëshiron që të gjithë dishepujt e tij të predikojnë. Ai nuk ua dha këtë urdhër vetëm 11 apostujve besnikë. Pse mund të jemi të sigurt për këtë? Po ja, a ishin të pranishëm vetëm apostujt në malin e Galilesë kur Jezui dha urdhrin për të bërë dishepuj? Të sjellim ndër mend që engjëlli u tha grave: «Do ta shihni [në Galile].» Prandaj në atë rast duhet të kenë qenë të pranishme edhe gra besnike. Por s’mbaron me kaq. Apostulli Pavël tregon se Jezui «iu shfaq njëkohësisht më shumë se 500 vëllezërve». (1 Kor. 15:6, nwt) Ku?
-