-
Si të jemi të pastër në sytë e Perëndisë?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
4. Hiq dorë nga veset
Me ndihmën e Jehovait mund të mposhtim çdo ves
Nëse e ke zakon të pish duhan ose të përdorësh drogë, mund ta kesh të vështirë të heqësh dorë prej tyre. Çfarë mund të të ndihmojë? Shiko se si ndikojnë te ti këto vese. Lexoni Mateun 22:37-39 dhe më pas diskutoni për këto pyetje. Nëse dikush përdor duhan ose drogë, si ndikon kjo te . . .
miqësia e tij me Jehovain.
familja dhe miqtë e tij.
Harto një strategji për të mposhtur një ves.a Shihni VIDEON.
Lexoni Filipianëve 4:13 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si mund të na japë forcë për të mposhtur një ves një program i mirë për studimin e Biblës, për lutjet dhe për mbledhjet?
5. Lufto kundër mendimeve të papastra dhe veseve
Lexoni Kolosianëve 3:5 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
Nga e dimë se pornografia, sextingb dhe masturbimi janë të papastra në sytë e Jehovait?
A të duket e arsyeshme që Jehovai pret të jemi të pastër moralisht? Pse?
Shiko si mund të luftosh me mendimet e papastra. Shihni VIDEON.
Jezui përdori një ilustrim për të treguar se duhet të bëjmë çmos që të mbetemi të pastër moralisht. Lexoni Mateun 5:29, 30 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Jezui nuk po thoshte se duhet ta dëmtojmë veten fizikisht, por ama duhet të bëjmë diçka. Si mund të veprojë me vendosmëri dikush që të shmangë mendimet e papastra?c
Nëse po lufton me mendimet e papastra, të jesh i sigurt se Jehovai i vlerëson përpjekjet e tua. Lexoni Psalmin 103:13, 14 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Nëse po lufton me ndonjë ves, si të jep zemër ky shkrim që të mos dorëzohesh?
Mos u dorëzo!
Fare lehtë mund të mendojmë: «Dështova, është e kotë të përpiqem.» Por mendo pak për këtë: thjesht ngaqë një vrapues pengohet dhe bie, s’do të thotë se e ka humbur garën dhe as që duhet ta fillojë nga e para. Po kështu, nëse në ndonjë moment i rikthehesh një vesi, kjo s’do të thotë se e ke humbur luftën për ta mposhtur atë. Dhe as nuk do të thotë që i gjithë mundi yt ka shkuar dëm. Gjatë luftës me një ves, herë-herë mund ta humbësh betejën, dhe kjo është diçka normale. Por mos hiq dorë! Me ndihmën e Jehovait mund ta mposhtësh vesin.
-
-
Çfarë thotë Bibla për pirjen e alkoolit?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
6. Mposht vesin e abuzimit me alkoolin
Shih çfarë e ndihmoi një burrë të mos abuzonte më me alkoolin. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.
Si ndikonte alkooli te sjellja e Dmitrit, siç tregohet në video?
A arriti ta linte menjëherë pijen?
Si arriti të hiqte dorë një herë e mirë nga vesi i pijes?
Lexoni 1 Korintasve 6:10, 11 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
Sa e rëndë është dehja?
Nga e dimë se dikush që abuzon me alkoolin mund të kthejë rrugë?
Lexoni Mateun 5:30 dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.
Kur Jezui tha të presim njërën dorë, e kishte fjalën për sakrificat që duhet të bëjmë për t’i pëlqyer Jehovait. Çfarë mund të bësh nëse po lufton me vesin e pijes?a
Lexoni 1 Korintasve 15:33 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Çfarë ndikimi mund të kenë miqtë te sasia e alkoolit që pi?
-