BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 149
  • Cili është kuptimi i ligjit «sy për sy»?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Cili është kuptimi i ligjit «sy për sy»?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Mençuri për syrin
    Zgjohuni!—2012
  • Syri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ta mbajmë syrin të thjeshtë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Ç’do të thotë të kthesh faqen tjetër?
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 149
Sytë e një burri

Cili është kuptimi i ligjit «sy për sy»?

Përgjigjja e Biblës

Ligji «sy për sy» ishte pjesë e Ligjit që Perëndia i dha Izraelit të lashtë me anë të Moisiut dhe Jezui e citoi në Predikimin në Mal. (Mateu 5:38; Dalja 21:24, 25; Ligji i përtërirë 19:21) Po të zbatohej ky ligj kur ndëshkohej një keqbërës, ndëshkimi jepej siç e meritonte krimi.a

Ai zbatohej për veprat e dëmshme që bëheshin qëllimisht kundër një tjetri. Për dikë që kryente një shkelje me dashje, Ligji i Moisiut thoshte: «Do të pësojë të njëjtin dëmtim që i shkaktoi tjetrit: thyerje për thyerje, sy për sy e dhëmb për dhëmb.»​—Levitiku 24:20.

  • Cili ishte qëllimi i ligjit «sy për sy?

  • A duhet ta zbatojnë të krishterët ligjin «sy për sy»?

  • Ide të gabuara rreth ligjit «sy për sy»

  • Jezui ndreq një ide të gabuar

Cili ishte qëllimi i ligjit «sy për sy»?

Ligji «sy për sy» nuk autorizonte, as miratonte ta merrje vetë në dorë vënien e drejtësisë. Përkundrazi ndihmonte gjykatësit e caktuar të jepnin dënime të drejta pa qenë as tepër të ashpër, as tepër tolerantë.

Gjithashtu, ky ligj shërbente për të frenuar këdo që ishte gati të dëmtonte dikë me paramendim ose që po thurte plane për diçka të tillë. Ligji shpjegonte: «Në këtë mënyrë të tjerët [atë që vëzhgonin si vihej në vend drejtësia e Perëndisë] do të dëgjojnë e do të kenë frikë, dhe nuk do të bëjnë kurrë më një të keqe si kjo në gjirin tuaj.»​—Ligji i përtërirë 19:20.

A duhet ta zbatojnë të krishterët ligjin «sy për sy»?

Jo, ky ligj nuk është i detyrueshëm për të krishterët. Ai ishte pjesë e Ligjit të Moisiut që u shfuqizua me vdekjen flijuese të Jezuit.​—Romakëve 10:4.

Gjithsesi, na ndihmon të kuptojmë si mendon Perëndia. Për shembull, tregon sa vlerë ka drejtësia për të. (Psalmi 89:14) Gjithashtu zbulon standardin e tij të drejtësisë​—keqbërësit duhet të ndëshkohen «në masën e duhur».​—Jeremia 30:11.

Ide të gabuara rreth ligjit «sy për sy»

Ide e gabuar: ligji «sy për sy» ishte tepër i ashpër.

Fakt: ky ligj nuk autorizonte vendosjen e drejtësisë në mënyrë mizore a të egër. Përkundrazi, kur zbatohej siç duhej, gjykatësit e kualifikuar jepnin dënimin vetëm pasi shqyrtonin rrethanat në të cilat ishte kryer krimi dhe deri në ç’masë ishte me paramendim. (Dalja 21:28-30; Numrat 35:22-25) Kështu ndihmonte që të shmangeshin ndëshkimet më të ashpra seç duhej.

Ide e gabuar: ligji «sy për sy» i hapte rrugën një cikli të pafund hakmarrjesh personale.

Fakt: vetë Ligji i Moisiut thoshte: «Mos merr hak dhe mos u mbaj mëri bijve të popullit tënd.» (Levitiku 19:18) Pra, në vend që të nxiste hakmarrjen personale, Ligji i nxiste njerëzit të besonin te Perëndia dhe te sistemi ligjor që kishte autorizuar ai për të ndrequr keqbërjet.​—Ligji i përtërirë 32:35.

Jezui ndreq një ide të gabuar

Jezui e dinte që disa e kishin keqinterpretuar ligjin «sy për sy». Ai ua ndreqi pikëpamjen me këto fjalë: «Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Sy për sy e dhëmb për dhëmb.’ Megjithatë, unë po ju them: mos kundërvepro ndaj njeriut të lig, por atij që të jep një shuplakë në faqen e djathtë, ktheji edhe tjetrën.»​—Mateu 5:38, 39.

Vëreni shprehjen e Jezuit «ju keni dëgjuar se është thënë». Me sa duket po fliste për disa krerë fetarë judenj që i mësonin njerëzit të hakmerreshin. Studiuesi i Biblës, Adam Klark, vëren: «Duket se judenjtë e përdornin këtë ligj [sy për sy] . . . si bazë për të përligjur mërinë dhe të gjitha mizoritë që bënte një person me frymë hakmarrëse.» Duke nxitur hakmarrjen, këta krerë fetarë e kishin shtrembëruar qëllimin e Ligjit të Perëndisë.​—Marku 7:13.

Krejt ndryshe, Jezui theksoi se fryma që mbizotëron në Ligjin e Perëndisë është dashuria. Ai tha: «‘Duaje Jehovain, Perëndinë tënd . . .’ Ky është urdhërimi i parë dhe më i madhi. I dyti, i ngjashëm me këtë, është: ‘Duaje të afërmin tënd si veten.’ Nga këto dy urdhërime varet gjithë Ligji.» (Mateu 22:37-40) Jezui u mësoi të tjerëve se dishepujt e tij do të dalloheshin nga dashuria e jo nga hakmarrja.​—Gjoni 13:34, 35.

a Ky parim ligjor, që ndonjëherë njihet me emrin latin lex talionis, gjendet edhe në sistemet ligjore të disa shoqërive të lashta.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo