-
Si të kesh sukses të vërtetë në jetë?Kulla e Rojës—2012 | 15 Dhjetor
-
-
13. Ç’këshillë dha Jezui për grumbullimin e thesareve?
13 Jezui tha për thesaret: «Mos grumbulloni më thesare në tokë, ku brejnë mola dhe ndryshku, dhe ku hajdutët thyejnë e vjedhin. Më mirë, grumbulloni thesare në qiell, ku nuk bren as mola, as ndryshku, dhe ku hajdutët nuk thyejnë e nuk vjedhin. Sepse, ku të jetë thesari yt, atje do të jetë edhe zemra jote.»—Mat. 6:19-21.
-
-
Si të kesh sukses të vërtetë në jetë?Kulla e Rojës—2012 | 15 Dhjetor
-
-
15. Për ç’lloj suksesi duhet të përpiqemi?
15 Disa krerë fetarë kanë predikuar se është gabim të kërkosh sukses dhe se çdo përpjekje për ta arritur duhet shtypur. Megjithatë, vëre se Jezui nuk ishte kundër çdo përpjekjeje të tillë. Përkundrazi, ai po i nxiste dishepujt të bënin përpjekje në një drejtim tjetër, duke i këshilluar të grumbullonin «thesare në qiell» të cilat nuk prishen. Dëshira jonë kryesore duhet të jetë që të përpiqemi të kemi sukses sipas pikëpamjes së Jehovait. Po, fjalët e Jezuit na kujtojnë se mund të zgjedhim se çfarë drejtimi do të ndjekim. E vërteta është se do të ndjekim atë që kemi në zemër, atë që ka më shumë vlerë për ne.
16. Ku mund të kemi besim të plotë?
16 Nëse në zemër kemi dëshirën për t’i pëlqyer Jehovait, mund të jemi të sigurt se ai do të na japë çfarë na nevojitet. Ashtu si në rastin e apostullit Pavël, ai mund të lejojë ndonjëherë të mos kemi për të ngrënë a për të pirë. (1 Kor. 4:11) Megjithatë mund të kemi besim të plotë te këshilla e mençur e Jezuit: «Mos jini kurrë në ankth e mos thoni: ‘Ç’do të hamë?’ ose ‘Ç’do të pimë?’ ose ‘Çfarë do të veshim?’ Sepse të gjitha këto i kërkojnë me etje kombet, por Ati juaj qiellor e di se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra. Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë mbretërinë dhe drejtësinë e Perëndisë, dhe të gjitha këto gjëra të tjera do t’ju shtohen.»—Mat. 6:31-33.
-