-
Të vendosur për t’u pasuruar frymësishtZgjohuni!—2007 | Qershor
-
-
Të vendosur për t’u pasuruar frymësisht
PËR t’u pasuruar materialisht duhen përpjekje këmbëngulëse dhe sakrifica. E njëjta gjë kërkohet edhe për t’u pasuruar frymësisht. Kjo kuptohet nga fjalët e Jezuit kur tha: «Grumbulloni thesare në qiell.» (Mateu 6:20) Pasuritë frymore nuk mblidhen vetvetiu. Thjesht fakti që ke një fe nuk të bën të pasur nga ana frymore, ashtu sikurse pasja e një llogarie bankare nuk të bën automatikisht të pasur. Për të krijuar një lidhje të ngushtë me Perëndinë, për t’u bërë i fortë frymësisht dhe për t’u bërë i pasur në cilësitë frymore duhet vendosmëri, kohë, përpjekje këmbëngulëse dhe sakrifica.—Proverbat 2:1-6.
-
-
Të vendosur për t’u pasuruar frymësishtZgjohuni!—2007 | Qershor
-
-
Dobi të pashtershme
Ndryshe nga pasuritë në tokë, që hajdutët mund t’i vjedhin, pasuritë frymore mund të jenë të përhershme. (Proverbat 23:4, 5; Mateu 6:20) Vërtet, është më e vështirë të matësh përparimin frymor. Të përcaktosh se deri në ç’masë dikush është bërë më i dashur, më i gëzuar dhe me besim më të fortë nuk është aq e lehtë sa ç’mund të përcaktosh pasurinë që ka shtuar. Por shpërblimet e pasurive frymore janë të pashtershme. Duke folur për dishepujt që do të linin edhe shtëpitë e arat, pra mjetet e jetesës, për t’iu përkushtuar gjërave frymore, Jezui tha: «Vërtet po ju them: nuk ka njeri që të ketë lënë shtëpi, vëllezër, motra, nënë, baba, fëmijë ose ara për hirin tim dhe për hir të lajmit të mirë, që të mos marrë në këtë kohë njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë dhe ara, bashkë me përndjekje, dhe në sistemin që po vjen, jetën e përhershme.»—Marku 10:29, 30.
Çfarë do të vini në radhë të parë në jetën tuaj? Perëndinë apo pasurinë?
-