BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/14 f. 10-11
  • «Vështroni me kujdes zogjtë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Vështroni me kujdes zogjtë»
  • Zgjohuni!—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Vëzhgimi i zogjve në kohët biblike
  • Vëzhgimi i zogjve: Një hobi magjepsës për këdo?
    Zgjohuni!—1998
  • Zogjtë përplasen me ndërtesat
    Zgjohuni!—2009
  • Krijesat fluturuese
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mësime nga zogjtë e qiellit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 8/14 f. 10-11
Një zog

«Vështroni me kujdes zogjtë»

ZOGJTË i gjen në çdo cep të tokës dhe janë ndër krijesat më të kollajshme për t’u vëzhguar. Për më tepër, për shkak të larmisë së formave, ngjyrave, këngëve, lëvizjeve lojcake dhe zakoneve, vëzhgimi i zogjve mund të jetë një argëtim i bukur dhe i këndshëm.

Një endës i maskuar

Endësi i maskuar

Madje që nga dritarja e kuzhinës mund të vëzhgosh çfarë bën një zog gjatë një dite. Mund të shohësh një mëllenjë duke gërmuar për krimba, një mizangrënës tiran duke kapur insekte në ajër, një pëllumb duke iu vardisur femrës së tij, një dallëndyshe e palodhur duke ndërtuar folenë ose një gardalinë duke ushqyer të vegjlit e saj të uritur.

Pulë hine me çafkë

Pulë hine me çafkë

Disa shpendë si, shqiponjat, fajkonjtë dhe skifterët, të bëjnë përshtypje ndërsa patrullojnë lart në qiell. Disa të tjerë janë të lezetshëm kur i sheh, si: harabelat që grinden për një copëz ushqimi, pëllumbi mashkull që fryhet për t’i rënë në sy një femre në dukje indiferente ose një grup papagajsh galá rozë e gri me zë të çjerrë që varen kokëposhtë në telat e shtyllave elektrike që lëkunden ngaqë ata nuk ruajnë dot ekuilibrin. Disa pamje të emocionojnë jashtë mase, si tufat shtegtuese të lejlekëve, të krillave ose të patave të egra teksa fluturojnë sipër kokave tona. Vërtet, shtegtimet e tyre janë vëzhguar për mijëra vjet dhe njerëzit kanë mbetur gojëhapur nga aftësia e tyre për t’u orientuar në distanca të mëdha me precizion kronometrik. Në fakt, vetë Krijuesi thotë: «Lejleku në qiej i di mirë kohët e tij dhe turtulli, dejka e bilbili bishtgjatë kthehen secili tamam në kohën e vet.»—Jeremia 8:7.

Vëzhgimi i zogjve në kohët biblike

Bibla flet në shumë vargje për zogjtë, duke na dhënë shpesh mësime të vlefshme. Për shembull, për strucin femër dhe shpejtësinë e saj të pabesueshme, Perëndia i tha Jobit: «Kur ngre dhe rreh krahët, ajo qesh me kalin dhe kalorësin.»a (Jobi 39:13, 18) Gjithashtu, Perëndia e pyeti Jobin: «A thua falë kuptueshmërisë sate fajkoi ngrihet lart? . . . Mos vallë ti e urdhëron shqiponjën të ngrihet lart fluturim?» (Jobi 39:26, 27) Cili është mësimi? Zogjtë i bëjnë gjithë këto gjëra pa ndihmën tonë. Aftësitë e tyre dëshmojnë për mençurinë e Perëndisë, jo tonën.

Mbreti Solomon shkroi se «zëri i turtujve» lajmëron ardhjen e pranverës. (Kënga e Solomonit 2:12) Një psalmist përmendi dallëndyshen ndërsa shkruante për dëshirën e tij të zjarrtë për t’i shërbyer Perëndisë në tempull. Me një grimcë lakmie, ai tha: «Edhe zogu e ka gjetur një shtëpi e dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjlit e saj, pranë altarit tënd të madhërishëm, o Jehova!»—Psalmi 84:1-3.

«Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë se ata?»—Mateu 6:26

Disa nga vargjet më të bukura për zogjtë i ka thënë Jezu Krishti. Mendoni për këto fjalë te Mateu 6:26: «Vështroni me kujdes zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në depo, e megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë se ata?» Ky ilustrim prekës i siguron dishepujt e Jezuit se janë të çmuar për Perëndinë dhe se nuk duhet të jenë kurrë në ankth për gjërat e nevojshme.—Mateu 6:31-33.

Sot, vëzhgimi i zogjve është një argëtim i përhapur dhe me të drejtë, sepse zogjtë na mahnitin me lojërat, bukurinë, ritualet e çiftimit dhe këngët e tyre. Për më tepër, ata që i vëzhgojnë me kujdes, nxjerrin edhe mësime të vlefshme për jetën. A do t’i ‘vështrosh me kujdes zogjtë’?

a Struci është shpendi më i madh që ekziston, ka shpejtësinë më të madhe kur vrapon, 72 kilometra në orë në distanca të shkurtra.

A dëshiron të të vijnë zogjtë në bahçe?

Një qukapik larosh kurrizbardhë

Qukapiku larosh kurrizbardhë

Zogjtë kërkojnë këto gjëra:

  • Një strehë Pemët dhe shkurret janë vende ku zogjtë mund të qëndrojnë të sigurt dhe të pastrojnë pendët me sqep.

  • Ushqim Pemët dhe shkurret, sidomos pemët e vendit, u sigurojnë ushqim. Ata tërhiqen edhe nga enët e mbushura me ushqim.

  • Ujë Zogjtë pinë ujë shpesh dhe shumë prej tyre u pëlqen të lahen.

  • Fole Pemët, shkurret dhe kafazet e përshtatshme prej druri tërheqin zogjtë e pyllit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo