BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/7 f. 30-31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Material i ngjashëm
  • Ç’e ardhme i pret delet dhe cjeptë?
    Broshura me artikujt e studimit—1995
  • Si do të qëndroni përballë fronit të gjykimit?
    Broshura me artikujt e studimit—1995
  • Krishti mbret gjykon delet dhe cjeptë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Mbështetin besnikërisht vëllezërit e Krishtit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/7 f. 30-31

Pyetje nga lexuesit

Jemi drithëruar nga studimi i shëmbëlltyrës së Jezuit për delet dhe cjeptë. Duke marrë parasysh kuptueshmërinë e re të paraqitur në ‘Broshurën me artikujt e studimit’, a mund të themi ende se Dëshmitarët e Jehovait sot po marrin pjesë në një vepër ndarëse?

Përgjigjja është po. Kuptohet se shumë e kanë pyetur veten rreth kësaj gjëje, pasi Mateu 25:31, 32 thotë: «Kur Biri i njeriut të arrijë në lavdinë e tij dhe të gjithë engjëjt bashkë me të, atëherë ai do të ulet në fronin e tij të lavdishëm. Dhe të gjitha kombet do të mblidhen para tij dhe ai do t’i ndajë njerëzit nga njëri-tjetri, ashtu si bariu ndan delet nga cjeptë.» (BR) Artikujt e Broshurës tregonin se përse këto vargje zbatohen pas fillimit të mjerimit të madh. Jezui do të arrijë në lavdinë e tij me engjëjt e vet dhe do të ulet në fronin e tij të gjykimit. Në atë kohë, ai do të ndajë njerëzit. Në ç’kuptim? Ai do të marrë vendime të bazuara në atë që njerëzit bënë apo nuk bënë përpara asaj kohe.

Mund ta krahasojmë këtë me zhvillimin e një procesi ligjor që çon në gjykimin e një çështjeje gjyqësore. Provat janë mbledhur gjatë një periudhe me shtrirje të gjatë kohore para se të drejtohet gjyqi dhe të përpilohet vendimi. Provat në lidhje me njerëzit që janë gjallë tani, të cilët do ta tregojnë qartë nëse janë dele apo cjep, janë mbledhur për një kohë të gjatë dhe ende vazhdojnë të mblidhen. Por, kur Jezui të ulet në fronin e tij, çështja do të jetë e plotë. Ai do të jetë gati për të dhënë gjykimin. Njerëzit do të ndahen ose për shkatërrimin e përhershëm, ose për jetën e përhershme.

Megjithatë, fakti se ndarja e njerëzve për jetë apo për vdekje, e përmendur në Mateun 25:32, është ende në të ardhmen, kjo nuk do të thotë se nuk ndodh asnjë ndarje apo veçim përpara saj. Në kreun 13 të Mateut, Bibla përmend një vepër ndarëse që ndodh më parë. Në mënyrë interesante, libri Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm të vërtetë, në faqet 179-180, e trajton këtë në nëntitullin «Ndarja e njerëzve».a Libri thotë: «Ka edhe ngjarje të tjera domethënëse që Jezui në mënyrë të dukshme i lidhi me mbarimin e sistemit të gjërave. Një nga këto është ndarja e ‘bijve të mbretërisë’ nga ‘bijtë e të ligut’. Jezui foli për këtë në shëmbëlltyrën e tij mbi fushën me grurë që një armik e mbolli me egjra.»

Libri i referohej ilustrimit të Jezuit të bërë të njohur në Mateun 13:24-30 dhe të shpjeguar në vargjet 36-43. Vëre në vargun 38 se farat e mira të grurit paraqisnin bijtë e Mbretërisë, ndërsa egjrat përfaqësonin bijtë e të ligut. Vargjet 39 dhe 40 tregojnë se në ‘mbarimin e sistemit të gjërave’, gjatë kohës në të cilën jetojmë ne tani, egjrat janë mbledhur. Ato janë veçuar dhe përfundimisht janë djegur e shkatërruar.

Ilustrimi kishte të bënte me të krishterët e mirosur. (të cilët në shëmbëlltyrën e deleve dhe të cjepve janë quajtur vëllezërit e Krishtit). Megjithatë, është e qartë se gjatë kohës sonë ndodh një ndarje jetësore, kur të mirosurit të dallohen nga ata që pohojnë se janë të krishterë, por që tregojnë se janë «bij të të ligut».

Jezui dha edhe shembuj të tjerë për njerëzit që ndahen apo veçohen. Mos harro se për rrugën e gjerë që të çon në shkatërrim ai tha: «Shumë janë ata që shkojnë nëpër të.» (Mateu 7:13, BR) Ky nuk ishte një koment vetëm për rezultatin përfundimtar. Ishte një koment për një zhvillim në rrugë e sipër, ashtu siç ndodh tani me ata pak që e gjejnë rrugën e ngushtë që të çon në jetë. Gjithashtu, mos harro se kur i dërgoi apostujt, Jezui tha se ata do të gjenin disa që do ta meritonin. Të tjerë nuk do ta meritonin dhe apostujt duhej të shkundnin pluhurin nga këmbët e tyre «për dëshmi kundër» të tillë njerëzve. (Luka 9:5, BR) A s’është e vërtetë se diçka e ngjashme po ndodh, ndërsa të krishterët vazhdojnë shërbimin e tyre publik sot? Disa përgjigjen mirë, ndërsa të tjerë e hedhin poshtë mesazhin hyjnor që ne u çojmë.

Artikujt e Broshurës që trajtonin aspektin e deleve dhe të cjepve vërenin: «Edhe pse gjykimi i përshkruar në shëmbëlltyrë i përket të ardhmes së afërt, që tani po ndodh diçka jetësore. Ne të krishterët jemi angazhuar në veprën jetëshpëtuese të shpalljes së mesazhit, që shkakton një ndarje mes njerëzve. (Mateu 10:32-39).» Në atë fragment të kreut 10 të Mateut, lexojmë se Jezui tha se ndjekja e tij do të ishte një shkak për ndarje: babai kundër të birit, vajza kundër së ëmës.

Përfundimisht, vëllezërit e mirosur me frymë të Krishtit drejtojnë predikimin e mesazhit të Mbretërisë në botën mbarë. Ndërsa njerëzit e dëgjojnë atë dhe reagojnë në mënyrë të favorshme apo të pafavorshme, ata janë duke identifikuar veten. Ne njerëzit nuk mund dhe nuk duhet të themi që ‘ky është dele e ky është cjap’, në kuptimin e dhënë në kreun 25 të Mateut. Megjithatë, ekspozimi që u bëjmë ne njerëzve ndaj lajmit të mirë u lejon të tregojnë se cili është pozicioni që ata marrin, çfarë lloj personash janë dhe si reagojnë ndaj vëllezërve të Krishtit. Kështu, si provë më e qartë për një rast gjyqësor, ndarja ndërmjet atyre që i mbështesin vëllezërit e Krishtit dhe atyre që nuk pranojnë t’i mbështesin ata bëhet e dukshme. (Malakia 3:18) Siç tregonte Broshura, së shpejti Jezui do të ulet në fronin e tij dhe do të shpallë vendimin, duke i ndarë përfundimisht në mënyrë gjyqësore njerëzit për jetë apo për shkatërrim.

[Shënimi]

a Botuar në vitin 1983 nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo