BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Përgatiten për të predikuar pavarësisht nga përndjekja
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
    • Realiteti është se, po të jesh dishepull i Jezuit mund të hasësh përndjekje të egër. Prandaj ai u jep zemër apostujve me këtë premtim: «Kur t’ju dorëzojnë, mos jini në ankth si do të flitni ose ç’do të thoni, pasi fjalët që do të thoni, do t’ju tregohen në atë çast, sepse nuk do të jeni ju që do të flitni, por do të jetë fryma e Atit tuaj që do të flasë nëpërmjet jush. Vëllai do të dorëzojë vëllanë që ta vrasin, babai fëmijën, dhe fëmijët do të ngrihen kundër prindërve e do të bëhen shkaktarët e vdekjes së tyre. Për shkak të emrit tim, të gjithë do t’ju urrejnë, por ai që qëndron deri në fund, do të shpëtojë.»—Mateu 10:19-22.

  • Përgatiten për të predikuar pavarësisht nga përndjekja
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
    • Sa të mrekullueshme janë udhëzimet, paralajmërimet dhe fjalët inkurajuese që u jep Jezui 12 apostujve! Megjithatë, kuptohet se këto fjalë vlejnë edhe për ata që do të marrin pjesë në veprën e predikimit pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezuit. Kjo duket qartë nga fjalët që tha: «Të gjithë do t’ju urrejnë». Pra përfshihen edhe të tjerë përveç njerëzve që u predikojnë apostujt në këtë udhëtim. Gjithashtu, nuk lexojmë gjëkundi se apostujt i nxorën para guvernatorëve e mbretërve gjatë kësaj fushate të shkurtër predikimi në Galile ose se familjarët i dorëzuan për t’i vrarë.

      Është e qartë se Jezui e ka fjalën për të ardhmen kur u thotë këto gjëra apostujve. Mendo për pohimin që u thotë se nuk do ta përfundojnë predikimin në tërë qytetet «derisa të mbërrijë Biri i njeriut». Jezui do që të thotë se dishepujt e tij nuk do ta përfundojnë predikimin për Mbretërinë e Perëndisë para se Jezu Krishti, i lartësuar si Mbret, të mbërrijë si gjykatësi i Perëndisë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo