-
Jehovai i ka numëruar «fijet e flokëve të kokës suaj»Kulla e Rojës—2005 | 1 Gusht
-
-
6 Që t’i ndihmonte apostujt të kuptonin pse s’duhej të kishin frikë, Jezui bëri dy ilustrime. Ai u tha: «A nuk shiten dy harabela për një monedhë me vlerë të vogël? E megjithatë, asnjë prej tyre nuk do të bjerë përtokë pa dijeninë e Atit tuaj. Por vetë fijet e flokëve të kokës suaj janë të gjitha të numëruara. Prandaj, mos kini frikë: Ju vleni më tepër se shumë harabela.» (Mateu 10:29-31) Siç e shohim, Jezui tha se nuk duhet të kemi frikë, pasi jemi të sigurt që Jehovai interesohet për secilin prej nesh. Apostulli Pavël, me sa duket, ishte i sigurt për këtë. Ai shkroi: «Nëse Perëndia është me ne, kush do të jetë kundër nesh? Ai që nuk kurseu as Birin e vet, por e dorëzoi për ne të gjithë, përse bashkë me atë të mos na japë me mirësi edhe të gjitha gjërat e tjera?» (Romakëve 8:31, 32) Pavarësisht nga vështirësitë që po has, edhe ti mund të jesh i sigurt se Jehovai interesohet për ty personalisht, për aq kohë sa i qëndron besnik atij. Do ta kuptosh edhe më shumë këtë ndërsa shqyrton më nga afër këshillën që u dha Jezui apostujve.
-
-
Jehovai i ka numëruar «fijet e flokëve të kokës suaj»Kulla e Rojës—2005 | 1 Gusht
-
-
10. Çfarë do të thotë shprehja «vetë fijet e flokëve të kokës suaj janë të gjitha të numëruara»?
10 Përveç ilustrimit me harabelat, Jezui tha: «Vetë fijet e flokëve të kokës suaj janë të gjitha të numëruara.» (Mateu 10:30) Ky pohim i shkurtër, por i thellë, thekson edhe më shumë mësimin që nxjerrim nga ilustrimi i Jezuit me harabelat. Mendo që, në kokën e njeriut ka mesatarisht 100.000 fije floku. Në përgjithësi, fijet e flokut nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, dhe ne nuk e shqyrtojmë me hollësi çdonjërën prej tyre. E megjithatë, Perëndia Jehova i vëren dhe i numëron që të gjitha. Kur është kështu, a ka ndonjë hollësi të jetës sonë që Jehovai s’mund ta dijë? Patjetër që Jehovai e kupton përbërjen unike të secilit prej shërbëtorëve të tij. Po, ai «shikon zemrën».—1 Samuelit 16:7.
11. Si e shprehu Davidi se ishte i sigurt që Jehovai interesohej për të personalisht?
11 Davidi, që kishte kaluar shumë vështirësi në jetë, ishte i sigurt se Jehovai e vinte re. «Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh,—shkroi ai.—Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.» (Psalmi 139:1, 2) Edhe ti mund të jesh i sigurt se Jehovai të njeh personalisht. (Jeremia 17:10) Mos nxirr menjëherë përfundimin se je aq i parëndësishëm, saqë sytë e Jehovait, që shohin gjithçka, nuk të vënë re!
-