BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • A do të lëkundet besimi yt për shkak të Jezuit?
    Kulla e Rojës 2021 (Për studim) | Maj
    • 3 Jezui e dinte se shumica e njerëzve nuk do ta besonin se ishte Mesia. (Gjoni 5:39-44) Ai u tha dy dishepujve të Gjon Pagëzorit: «Lum ai që nuk gjen arsye të dyshojë për mua!» (Mat. 11:2, 3, 6) Pse aq shumë veta dyshuan dhe e hodhën poshtë Jezuin?

  • A do të lëkundet besimi yt për shkak të Jezuit?
    Kulla e Rojës 2021 (Për studim) | Maj
    • (1) PREJARDHJA E JEZUIT

      Filipi inkurajon Natanaelin të takojë Jezuin që është ulur aty afër.

      Shumë veta e hodhën poshtë Jezuin për shkak të prejardhjes së tij. Si mund të bëhen shkak pengese sot gjëra të ngjashme? (Shih paragrafin 5)b

      5. Pse disa mund të kenë menduar se Jezui nuk mund të ishte Mesia i parathënë?

      5 Shumë veta e shihnin me mosbesim Jezuin për shkak të prejardhjes së tij. Ata e pranonin se Jezui ishte një mësues i jashtëzakonshëm dhe se bënte mrekulli. Por për ta, ai ishte veçse biri i një zdrukthëtari të thjeshtë. Gjithashtu ishte nga Nazareti, një qytet që ndoshta shihej si i parëndësishëm. Madje edhe Natanaeli, që u bë dishepull i Jezuit, në fillim tha: «A mund të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti?» (Gjoni 1:46) Mbase Natanaelit i dukej i papërfillshëm qyteti ku jetonte atëherë Jezui. Ose ndoshta kishte në mendje profecinë te Mikea 5:2, që parathoshte se Mesia do të lindte në Betlehem, jo në Nazaret.

      6. Çfarë duhej t’i kishte ndihmuar njerëzit në kohën e Jezuit që ta pranonin se ai ishte Mesia?

      6 Çfarë thonë Shkrimet? Profeti Isaia paratha se armiqtë e Jezuit s’do të merreshin «me hollësitë e prejardhjes» së Mesisë. (Isa. 53:8) Shumë prej atyre hollësive përmendeshin në profeci. Sikur t’i kishin shqyrtuar mirë të gjitha faktet, njerëzit në kohën e Jezuit do ta kishin marrë vesh se ai kishte lindur në Betlehem dhe se ishte pasardhës i mbretit David. (Luka 2:4-7) Në fakt, Jezui kishte lindur në qytetin e profetizuar te Mikea 5:2. Ku qëndronte problemi, pra? Ata nxirrnin me vrap përfundime, pa i ditur të gjitha faktet. Si pasojë nuk patën besim te Jezui.

  • A do të lëkundet besimi yt për shkak të Jezuit?
    Kulla e Rojës 2021 (Për studim) | Maj
    • (2) JEZUI NUK PRANOI TË BËNTE SHENJA SPEKTAKOLARE

      Jezui i predikon një turme njerëzish.

      Shumë veta e hodhën poshtë Jezuin ngaqë nuk pranoi të bënte shenja spektakolare. Si mund të bëhen shkak pengese sot gjëra të ngjashme? (Shih paragrafët 9-10)c

      9. Çfarë ndodhi kur Jezui nuk pranoi të tregonte një shenjë nga qielli?

      9 Në kohën e Jezuit, disave nuk u mjaftonin gjërat e mahnitshme që u mësonte ai. Donin diçka më tepër. Ata i kërkuan t’u tregonte «një shenjë nga qielli» për të provuar se ishte Mesia. (Mat. 16:1) Mbase kërkesa e tyre nisej nga një keqinterpretim i Danielit 7:13, 14. Gjithsesi, nuk ishte ajo koha kur Jehovai do ta përmbushte atë profeci. Gjërat që u mësonte Jezui, duhej t’u kishin mjaftuar që të bindeshin se ai ishte Mesia. Por, kur Jezui nuk pranoi t’u jepte shenjën që po kërkonin, nuk besuan tek ai.—Mat. 16:4.

      10. Si e plotësoi Jezui atë që kishte shkruar Isaia për Mesinë?

      10 Çfarë thonë Shkrimet? Profeti Isaia shkroi për Mesinë: «Nuk do të bërtasë dhe nuk do ta ngrejë zërin. Zëri nuk do t’i dëgjohet në rrugë.» (Isa. 42:1, 2) Jezui shërbeu këtu në tokë me modesti dhe pa bujë. Nuk ndërtoi tempuj mbresëlënës, nuk mbante veshje fetare që binin në sy e as pretendonte ta thërritnin me tituj fetarë pompozë. Kur po e gjykonin për ta dënuar me vdekje, Jezui nuk u përpoq t’i bënte përshtypje mbretit Herod duke kryer ndonjë mrekulli. (Luka 23:8-11) Vërtet Jezui bëri disa mrekulli në tokë, por boshti i jetës së tij ishte predikimi i lajmit të mirë. «Për këtë kam ardhur»,—u tha ai dishepujve të tij.—Mar. 1:38.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo