-
Të lodhur fizikisht, por jo frymësishtKulla e Rojës—2004 | 15 Gusht
-
-
1, 2. (a) Cila ftesë e këndshme u bëhet të gjithë atyre që duan të praktikojnë adhurimin e pastër? (b) Çfarë mund të jetë një rrezik i madh për gjendjen tonë frymore?
SI DISHEPUJ të Jezuit ne e njohim mirë ftesën e këndshme që bëri ai: «Ejani tek unë, të gjithë ju që po robtoheni dhe që jeni të ngarkuar e unë do t’ju freskoj. . . . Sepse zgjedha ime është e këndshme dhe ngarkesa ime është e lehtë.» (Mateu 11:28-30) Po ashtu, të krishterëve u jepen ‘stinë freskuese nga personi i Jehovait’. (Veprat 3:19) Me siguri, ju e keni provuar vetë sa efekt freskues ka mësimi i të vërtetave biblike, pasja e një shprese të bukur për të ardhmen dhe zbatimi në jetë i parimeve të Jehovait.
2 Gjithsesi, disa adhurues të Jehovait kanë periudha kur ndihen të lodhur emocionalisht. Në disa raste, këto periudha shkurajimi janë të shkurtra, kurse herë të tjera ndjenja e lodhjes mund të vazhdojë për shumë kohë. Me kalimin e kohës disa mund të mendojnë se përgjegjësitë e krishtere u janë bërë një barrë e jo një freskim, siç ishte ngarkesa që premtoi Jezui. Këto ndjenja negative mund të jenë një rrezik i madh për marrëdhënien që ka një i krishterë me Jehovain.
-
-
Të lodhur fizikisht, por jo frymësishtKulla e Rojës—2004 | 15 Gusht
-
-
Krishterimi nuk është një barrë
5. Çfarë mund të duket si një kontradiktë për ata që bëhen dishepuj të krishterë?
5 Është e vërtetë se për të qenë të krishterë kërkohen përpjekje të fuqishme. (Luka 13:24) Madje Jezui tha: «Ai që nuk e mban shtyllën e tij të torturës dhe nuk vjen pas meje, nuk mund të jetë dishepulli im.» (Luka 14:27) Në pamje të parë mund të duket sikur këto fjalë bien në kundërshtim me pohimin e Jezuit se ngarkesa e tij është e lehtë dhe freskuese, por në të vërtetë nuk ka kontradikta mes tyre.
6, 7. Pse mund të themi që forma jonë e adhurimit nuk të lodh?
6 Përpjekjet e fuqishme dhe puna e rëndë, ndonëse të lodhin fizikisht, mund të jenë të kënaqshme e freskuese kur bëhen për një arsye të mirë. (Predikuesi [Eklisiastiu] 3:13, 22) A mund të ketë ndonjë gjë më të mirë sesa t’u japim të vërtetat e mrekullueshme biblike njerëzve të tjerë? Gjithashtu, përpjekjet që bëjmë për të jetuar sipas normave të larta morale të Perëndisë duken shumë të vogla kur krahasohen me dobitë që nxjerrim nga kjo. (Fjalët e urta 2:10-20) Edhe kur na përndjekin, ne e kemi për nder të vuajmë për hir të Mbretërisë së Perëndisë.—1 Pjetrit 4:14.
7 Ngarkesa e Jezuit është vërtet freskuese, sidomos kur e krahasojmë me errësirën frymore në të cilën janë ata që mbeten nën zgjedhën e fesë së rreme. Perëndia na do shumë dhe nuk na bën kërkesa të paarsyeshme. «Urdhërimet e [Jehovait] nuk janë të rënda.» (1 Gjonit 5:3) Krishterimi i vërtetë, siç theksohet në Shkrime, nuk është një barrë. Pra, është e qartë se forma jonë e adhurimit nuk shkakton lodhje e shkurajim.
-