BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 47 f. 118-f. 119 par. 6
  • Një vogëlushe kthehet në jetë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vogëlushe kthehet në jetë!
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Lotët kthehen në ngazëllim të madh
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Jezui ringjall të vdekurit
    Libri im i tregimeve biblike
  • Njerëzit mund të zgjohen nga vdekja!
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Jezui kryen shumë mrekulli
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 47 f. 118-f. 119 par. 6
Jezui ringjall vajzën e Jairit

KAPITULLI 47

Një vogëlushe kthehet në jetë!

MATEU 9:18, 23-26 MARKU 5:22-24, 35-43 LUKA 8:40-42, 49-56

  • JEZUI RINGJALL VAJZËN E JAIRIT

Jairi sheh se gruaja me rrjedhje gjaku u shërua falë Jezuit. Patjetër që Jezui mund t’i shërojë edhe të bijën, ndonëse Jairi mendon se ‘tashmë vajza e tij ka vdekur’. (Mateu 9:18) Mos vallë ka ende shpresë për të?

Ndërkohë që Jezui është akoma duke folur me gruan që shëroi, vijnë disa burra nga shtëpia e Jairit dhe i thonë: «Vajza jote vdiq! Pse ta shqetësosh akoma Mësuesin?!»—Marku 5:35.

Sa lajm dërrmues! Ky burrë kaq i respektuar në komunitet s’mund të bëjë më asgjë për vajzën e tij të vetme, sepse ajo ka vdekur. Jezuit ia kap veshi bisedën dhe i thotë Jairit këto fjalë zemërdhënëse: «Mos ki frikë, vetëm trego besim.»—Marku 5:36.

Njerëzit vajtojnë pranë shtratit të vajzës së Jairit që ka vdekur

Pastaj Jezui shkon me Jairin në shtëpinë e tij. Kur mbërrijnë, gjejnë një rrëmujë të madhe. Ata që janë mbledhur, po qajnë, po vajtojnë e po godasin veten me hidhërim. Jezui hyn në shtëpi dhe thotë këto fjalë befasuese: «Fëmija nuk ka vdekur, por po fle.» (Marku 5:39) Kur dëgjojnë këtë, njerëzit tallen me Jezuin. E dinë për bukuri që vajza ka vdekur. Megjithatë Jezui, falë fuqisë që i ka dhënë Perëndia, do të provojë se është e mundur që njerëzit të kthehen në jetë, siç është e mundur që të zgjohen nga një gjumë i thellë.

Tani Jezui i nxjerr të gjithë jashtë. Merr me vete Pjetrin, Jakovin, Gjonin dhe prindërit e vogëlushes e bashkë me ta, shkon pranë vendit ku qëndron e shtrirë vajza. E kap për dore dhe thotë: «‘Tálitha kúmi’, që kur përkthehet, do të thotë: ‘Vogëlushe, po të them: ngrihu!’» (Marku 5:41) Ajo çohet menjëherë dhe fillon të ecë. Përfytyro gëzimin e papërshkrueshëm që provojnë Jairi dhe e shoqja! Për të hequr çfarëdo dyshimi që vajza është gjallë, Jezui u thotë t’i sjellin diçka për të ngrënë.

Më parë, Jezui i ka urdhëruar ata që ka shëruar të mos tregojnë gjithandej se çfarë ka bërë për ta. Njësoj bën edhe tani me prindërit e saj. Mirëpo nga lumturia e madhe, prindërit dhe të tjerët hapin fjalë «në të gjithë zonën». (Mateu 9:26) A nuk do të flitje edhe ti pa pushim po të kishe parë ringjalljen e një prej njerëzve të tu të dashur? Kjo është ringjallja e dytë e dokumentuar që ka kryer Jezui.

  • Çfarë lajmi merr Jairi, por si i jep zemër Jezui?

  • Çfarë situate gjejnë Jezui dhe Jairi kur mbërrijnë në shtëpinë e tij?

  • Pse thotë Jezui që fëmija i vdekur thjesht po fle?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo