BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • A e dini?
    Kulla e Rojës—2008 | 1 Mars
    • Ç’vlerë kishin dy qindarkat e vejushës?

      Në shekullin e parë të e.s., taksa e përvitshme e tempullit për izraelitët ishte ‘dy drahma’, gati sa paga e dy ditëve. (Mateu 17:24) Nga ana tjetër, Jezui tha se dy harabela shiteshin «për një qindarkë». Këtu ai e kishte fjalën për pagesën e rreth 45 minutave punë. Pesë harabela mund të bliheshin me dyfishin e çmimit, pra sa pagesa e rreth 90 minutave punë.—Mateu 10:29; Luka 12:6.

      Kontributi që hodhi në tempull vejusha nevojtare, e cila i ra në sy Jezuit, vlente shumë më pak. Në fakt, në këtë rast dy qindarkat ishin dy lepta, asokohe monedhat më të vogla prej bakri në Izrael. Ato vlenin vetëm sa 1⁄64 e pagës ditore ose më pak se pagesa për 12 minuta punë, po të bazohemi te një ditë pune që zgjaste mesatarisht 12 orë.

      Jezu Krishti e vlerësoi dhuratën e vejushës si kontribut më të madh se i tërë njerëzve që hodhën «nga ato që u tepruan». Pse? Tregimi thotë se ajo kishte «dy qindarka», kështu njërën mund ta jepte si kontribut, kurse tjetrën ta mbante për vete. Megjithatë, ajo dha «gjithë sa kishte, tërë atë që kishte për të jetuar».—Marku 12:41-44; Luka 21:2-4.

  • A e dini?
    Kulla e Rojës—2008 | 1 Mars
    • [Figura në faqen 12]

      Leptoni, madhësia reale

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo