MËSIMI 55
Mbështete kongregacionin tënd
Në mijëra kongregacione anembanë botës, miliona veta adhurojnë Jehovain tërë gëzim. Ata janë mirënjohës për drejtimin e udhëzimet që marrin dhe, me gjithë zemër, e mbështetin kongregacionin në një sërë mënyrash. A ndihesh edhe ti mirënjohës?
1. Si mund t’i përdorësh energjitë dhe kohën për të mbështetur kongregacionin?
Të gjithë mund të japim një dorë në kongregacion. Për shembull, a ke në kongregacion ndonjë të moshuar ose me kufizime fizike? A mund ta marrësh me vete në mbledhje? Ose a mund ta ndihmosh me ndonjë gjë tjetër praktike, si t’i bësh pazarin ose punët e shtëpisë? (Lexo Jakovin 1:27.) Mund të tregohemi gjithashtu të gatshëm për të ndihmuar me pastrimin ose mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë. Askush nuk na detyron t’i bëjmë këto gjëra. Ndaj, është dashuria për Jehovain dhe për vëllezërit e motrat që na nxit ‘të ofrohemi vullnetarisht’.—Psalmi 110:3.
Dëshmitarët e pagëzuar mund ta mbështetin kongregacionin edhe në mënyra të tjera. Vëllezërit që plotësojnë kërkesat e renditura në shkrime, mund të shërbejnë si shërbëtorë kongregacioni, dhe me kalimin e kohës, edhe si pleq. Qoftë vëllezërit, qoftë motrat, mund ta mbështetin më plotësisht veprën e predikimit duke shërbyer si pionierë. Disa dëshmitarë mund të ndihmojnë me ndërtimin e vendeve të adhurimit ose të transferohen në zona ku një kongregacion mund të ketë ndonjë nevojë.
2. Si mund t’i përdorim të mirat materiale për të mbështetur kongregacionin?
Mund ta ‘nderojmë Jehovain me gjërat tona me vlerë’. (Proverbat 3:9) Për ne është privilegj t’i përdorim paratë dhe të mirat tona për të mbështetur kongregacionin dhe veprën mbarëbotërore të predikimit. (Lexo 2 Korintasve 9:7.) Dhurimet tona mund të përdoren edhe për të ndihmuar në raste katastrofash. Shumë veta zgjedhin ‘të vënë diçka mënjanë’ rregullisht për të bërë dhurime. (Lexo 1 Korintasve 16:2.) Për të dhuruar, mund të përdorim kutitë e kontributeve në vendet tona të adhurimit ose mund ta bëjmë këtë online në donate.jw.org. Jehovai na jep mundësinë të tregojmë sa e duam me mënyrën si i përdorim të mirat tona materiale.
SHQYRTO MË TEJ
Shqyrto disa mënyra si mund ta mbështetësh kongregacionin.
3. Të përdorim të mirat materiale
Jehovai dhe Jezui i duan ata që japin me gëzim. Për shembull, Jezuit nuk i shpëtoi pa vënë re një vejushë e varfër dhe përpjekjet e saj për t’i dhënë diçka Jehovait. Lexoni Lukën 21:1-4 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
A duhet të dhurojmë shumë para për t’i pëlqyer Jehovait?
Si ndihen Jehovai dhe Jezui kur japim me gjithë zemër?
Për të mësuar si përdoren dhurimet tona, shihni VIDEON. Më pas diskutoni për pyetjen që vijon.
Si përdoren dhurimet tona në dobi të kongregacioneve anembanë botës?
4. Të gatshëm për të ndihmuar
Në kohën kur u shkrua Bibla, adhuruesit e Jehovait punonin me zell për të mirëmbajtur vendet e adhurimit, por kjo kërkonte më shumë sesa thjesht të dhuronin pará. Lexoni 2 Kronikave 34:9-11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si ndihmonte çdo izraelit për të mirëmbajtur shtëpinë e Jehovait, pra vendin e adhurimit?
Për të mësuar si e ndjekin Dëshmitarët e Jehovait këtë shembull të lashtë, shihni VIDEON. Më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.
Pse është e rëndësishme ta mbajmë Sallën e Mbretërisë të pastër dhe në gjendje të mirë?
Në cilat mënyra mund të ndihmosh edhe ti?
5. Vëllezërit mund të synojnë të kenë më shumë përgjegjësi në kongregacion
Shkrimet i nxitin burrat e krishterë të bëjnë çmos për të mbështetur kongregacionin. Shihni VIDEON, ku tregohet një shembull. Më pas diskutoni për pyetjen që vijon.
Sipas asaj që pe në video, çfarë bëri Rajani për ta mbështetur më shumë kongregacionin?
Bibla tregon se ç’kualifikime duhet të kenë vëllezërit që shërbejnë si shërbëtorë kongregacioni dhe pleq. Lexoni 1 Timoteut 3:1-13 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
DISA THONË: «Kush i financon Dëshmitarët e Jehovait?»
Si do të përgjigjeshe?
PËRMBLEDHJE
Jehovai e çmon shumë kur japim nga koha, energjitë dhe të mirat materiale për të mbështetur kongregacionin.
Si do të përgjigjeshe?
Si mund t’i përdorim energjitë dhe kohën për të mbështetur kongregacionin?
Si mund t’i përdorim të mirat materiale për të mbështetur kongregacionin?
Në cilat mënyra ke dëshirë ta mbështetësh kongregacionin?
EKSPLORO
Shqyrto pse Perëndia nuk u kërkon më adhuruesve të tij të japin të dhjetat.
Bibla përmend disa role që u besohen burrave të pagëzuar. Po nëse lind nevoja që këto role t’i kryejë një grua e pagëzuar?
«Kupto dhe respekto parimin e kryesisë në kongregacion» (Kulla e Rojës, shkurt 2021)
Njihu me disa Dëshmitarë të guximshëm që bëjnë sakrifica të mëdha për të transportuar literaturë te bashkëbesimtarët.
Mëso nga ndryshon mënyra si financohet vepra jonë me atë të organizatave të tjera fetare.
«Si financohet vepra e Dëshmitarëve të Jehovait?» (Artikull në jw.org)