-
Pyetje nga lexuesitKulla e Rojës (Për studim)—2018 | Nëntor
-
-
Mbrëmjen para se të vdiste, Jezui i këshilloi apostujt e tij të mos kërkonin pozitë e lavdi mes bashkëbesimtarëve. Ai u tha: «Mbretërit e kombeve sillen si zotër me to, dhe ata që kanë autoritet mbi to, quhen Bamirës. Kurse ju nuk duhet të jeni kështu.»—Luka 22:25, 26.
-
-
Pyetje nga lexuesitKulla e Rojës (Për studim)—2018 | Nëntor
-
-
Atëherë, ç’donte të thoshte Jezui kur i udhëzoi dishepujt e tij: «Kurse ju nuk duhet të jeni kështu»? A po u thoshte të mos ishin të gjindshëm ndaj shoqërisë e të mos merakoseshin për mirëqenien e njerëzve përreth? Aspak. Duket se ajo që e shqetësonte Jezuin ishte motivi që qëndronte pas veprave bujare.
Në kohën e Jezuit, të pasurit synonin të fitonin një reputacion të mirë duke sponsorizuar shfaqje e lojëra në arena, duke ndërtuar parqe e tempuj dhe duke financuar aktivitete të ngjashme. Ama këtë e bënin me qëllimin që të fitonin duartrokitje, popullaritet ose vota. Një vepër referimi thotë: «Ndonëse hasen edhe shembuj bujarie të vërtetë mes këtyre dhuruesve, në përgjithësi ajo praktikë frymëzohej nga interesat egoiste politike.» Pikërisht këtë frymë ambicioze dhe egoiste i nxiti Jezui dishepujt e tij të shmangnin.
Vite më vonë, apostulli Pavël theksoi të njëjtin parim të rëndësishëm për të pasur motivin e duhur kur japim. Ai u shkroi bashkëbesimtarëve në Korint: «Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër, jo me pahir a me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.»—2 Kor. 9:7.
-