-
ShtatzëniaGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
«Mjerë gratë shtatzëna.» Kur iu përgjigj pyetjes së apostujve në lidhje me përfundimin e sistemit, Jezui tha se duhej të iknin nga Judea dhe shtoi: «Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që kanë foshnjë në gji ato ditë!» (Mt 24:19; Mr 13:17; Lu 21:23) Plotësimi dhe vërtetësia e këtyre fjalëve u bënë të dukshme në ngjarjet që ndodhën para dhe gjatë shkatërrimit të Jerusalemit në vitin 70 të e.s. Zakonisht, një grua shtatzënë mund të bëjë disa aktivitete dhe lëvizje të arsyeshme (Lu 1:39, 56; 2:5), mirëpo një ecje e gjatë në terren malor do ta rëndonte atë, sidomos nëse koha e lindjes ishte afër. Gratë shtatzëna dhe ato që kishin foshnja në gji, vuajtën tej mase kur ushtritë romake rrethuan Jerusalemin. Zia e bukës mbizotëronte. Gjatë shtatzënisë është e rëndësishme që gruaja të ushqehet mirë. Për shembull, nëse nuk merr një sasi të mjaftueshme kalciumi, mund të humbasë dhëmbët, sepse trupi e përdor kalciumin për të formuar eshtrat e foshnjës që po zhvillohet. Për më tepër, teksa shihte foshnjat e të tjerëve të vuanin urie e të vdisnin, instinkti mbrojtës prej nëne ia shtonte vuajtjet, sepse e dinte se së shpejti do të sillte në jetë një fëmijë në kushte të tilla. Historiani Jozef Flavi tregon se çfarë bënin disa burra të uritur në Jerusalemin e rrethuar: «S’kishte kurrfarë dhembshurie as për flokëzbardhurit, as për njomëzakët: të vegjlit i ngrinin lart, me gjithë copat e bukës që kishin akoma në dorë, dhe i përplasnin përtokë.»—Lufta judaike, V, 433 (x, 3); krahaso Lu 23:29.
-
-
BarkuGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Jezui theksoi se nëna e tij, Maria, nuk duhej nderuar më shumë se shërbëtorët e tjerë të Perëndisë. Në një rast, kur ai po mësonte njerëzit, një grua bërtiti: «Lum barku që të mbajti dhe gjinjtë ku u mënde!» Jezui ia ktheu: «Jo, më mirë lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë!» (Lu 11:27, 28) Më vonë, kur po e çonin në shtyllën e torturës, Jezui dha një profeci për shkatërrimin e ardhshëm të Jerusalemit dhe u tha grave që po qanin për të se po vinin ditët kur njerëzit do të thoshin: «Lum shterpat, barqet që nuk lindën!» (Lu 23:27-29) Kjo u përmbush në vitin 70 të e.s. kur vdiqën mbi një milion judenj, përfshirë edhe fëmijë të vegjël, dhe mijëra të tjerë u çuan në robëri e u shitën si skllevër.
-