ABIUDI
[ndoshta: ati është dinjitet].
Forma e greqizuar ose e shqipëruar e emrit hebraik Abihud. Pasardhës i Zorobabelit dhe paraardhës i Jezu Krishtit. (Mt 1:13) Termi i përkthyer «i lindi», siç e përdor Mateu, mund të ketë kuptimin «ishte paraardhësi i». Sipas disa studiuesve, ai mund të ketë qenë ‘Joda’ që përmendet te Luka 3:26. Megjithatë, nuk ka nevojë që këta dy burra të shihen si i njëjti person, pasi gjenealogjitë e dokumentuara nga Mateu dhe Luka janë thjesht paralele, jo identike, kurse ato të dokumentuara te Libri i Parë i Kronikave janë më të plota. Në vijën gjenealogjike të Mesisë përfshihet edhe i biri i Abiudit, Eliakimi.—Mt 1:13.