-
NereiGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
NEREI
[nga heb., formë e shkurtuar e emrit Nerjah].
Pasardhës i mbretit David nga Natani në linjën e pasardhësve mbretërorë që të çon deri te Jezui. Luka thotë se Shealtieli ishte bir i Nereit, kurse sipas Mateut del se Shealtieli ishte bir i Jekonisë. (Mt 1:12; Lu 3:27) Mbase Shealtieli ishte martuar me të bijën e Nereit, pra ishte dhëndri i tij. Në listat gjenealogjike hebraike nuk ishte e pazakontë që dhëndri të paraqitej si bir. Pra, të dyja tregimet janë të sakta.
-
-
ShealtieliGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Kush ishte i ati i Shealtielit? Shealtieli përmendet fillimisht mes bijve që i lindën Jehojakinit gjatë mërgimit. (1Kr 3:17; Mt 1:12) Nëse Shealtieli u martua me të bijën e Nereit (që nuk përmendet me emër), nga trungu i të cilit Luka përcaktoi gjenealogjinë e Jezuit, Luka mund t’i jetë referuar atij si «bir i Nereit» në kuptimin që ishte dhëndër i Nereit. Më pas, Luka thotë të njëjtën gjë për Jozefin që u martua me Marinë (me sa duket të bijën e Helit), duke e quajtur ‘bir të Helit’.—Lu 3:23, 27.
-
-
BiriGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Si fjala hebraike ben, ashtu edhe ajo greke huiós, që do të thonë «bir», shpesh përdoren në një kuptim më të gjerë se thjesht për të përkufizuar pasardhësin e drejtpërdrejtë mashkull të dikujt. «Bir» mund të nënkuptojë një djalë të adoptuar (Da 2:10; Gjo 1:45), një pasardhës, si nipin a stërnipin (Da 1:7; 2Kr 35:14; Jr 35:16; Mt 12:23) ose një dhëndër.—Krahaso 1Kr 3:17 dhe Lu 3:27 (është e qartë se Shealtieli ishte i biri i Jekonisë dhe dhëndër i Nereit); Lu 3:23, ku është e qartë se ‘Jozefi, bir i Helit’ ishte dhëndri i tij (në këtë shprehje, termi huiós, «bir», nuk është në tekstin grek, por nënkuptohet).
-