BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Kainani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • 2. Një burrë që në gjenealogjinë e Jezu Krishtit të dokumentuar nga Luka paraqitet si bir i Arpakshadit. (Lu 3:36) Emri Kainan përmendet në listat gjenealogjike që janë në dispozicion nga Septuaginta greke, si Dorëshkrimi Aleksandrin i shekullit të 5-të p.e.s. (Zn 10:24; 11:12, 13; 1Kr 1:18, por jo 1Kr 1:24), edhe pse nuk gjendet në dorëshkrimet ekzistuese në hebraisht të Shkrimeve Hebraike. Te Luka 3:36, emri Kainan mungon edhe në dy dorëshkrime të Biblës (Papirusi Bodmer 14, 15, rr. 200 të e.s.; Kodiku i Bezës, i shek. të 5-të të e.s.). Mungesa e emrit në këto dorëshkrime është në harmoni me Zanafillën 10:24; 11:12, 15 dhe 1 Kronikave 1:18 në tekstin masoretik, ku thuhet se bir i Arpakshadit ishte Shelahu, jo Kainani.​—Shih ARPAKSHADI; GJENEALOGJIA E JEZU KRISHTIT (Një problem në gjenealogjinë sipas Lukës).

  • Gjenealogjia e Jezu Krishtit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • Një problem në gjenealogjinë sipas Lukës. Kopjet e disponueshme të dorëshkrimeve të Lukës përmendin një «Kainan» të dytë mes Arpakshadit (Arfaksadit) dhe Shelahut. (Lu 3:35, 36; krahaso Zn 10:24; 11:12; 1Kr 1:18, 24.) Shumica e studiuesve e konsiderojnë këtë si gabim të kopjuesve. Në Shkrimet Hebraike, «Kainani» nuk gjendet në këtë vend në listat gjenealogjike të tekstit hebraik ose të Pentateukut samaritan; po ashtu, nuk gjendet në asnjë nga Targumet ose versionet e tjera, përveç Septuagintës greke. Gjithashtu, duket se nuk ka qenë as në kopjet më të hershme të Septuagintës, sepse në listën e historianit Jozef Flavi, i cili zakonisht ndjek këtë version, Sela (Shelahu) renditet menjëherë pas Arfaksadit (Arpakshadit) si bir i tij. (Antikitete judaike, I, 146 [vi, 4]) Shkrimtarë të hershëm, si Ireneu, Afrikani, Eusebi dhe Jeronimi, nuk e përfshinë «Kainanin» e dytë në kopjet e tregimit të Lukës, duke e konsideruar si ndërfutje.—Shih KAINANI nr. 2.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo