BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 36 f. 92-f. 93 par. 7
  • Një centurion tregon besim të madh

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një centurion tregon besim të madh
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Oficer ushtrie
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Besimi i madh i një oficeri të ushtrisë
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • A ka mospërputhje në Bibël?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 36 f. 92-f. 93 par. 7
Një centurion vështron skllavin e sëmurë për vdekje; në sfond, pleqtë e judenjve flasin me Jezuin

KAPITULLI 36

Një centurion tregon besim të madh

MATEU 8:5-13 LUKA 7:1-10

  • SKLLAVI I NJË CENTURIONI SHËROHET

  • ATA QË KANË BESIM, DO TË BEKOHEN

Pleqtë e judenjve flasin me Jezuin

Pas Predikimit në Mal, Jezui shkon në Kapernaum. Disa pleq të judenjve nga ky qytet, i afrohen. I ka dërguar një burrë me kulturë tjetër—një centurion ose oficer i ushtrisë romake.

Shërbëtorin që ai e do shumë, e ka sëmurë për vdekje. Ndonëse centurioni është jojude, i kërkon ndihmë Jezuit. Pleqtë judenj i thonë Jezuit se shërbëtori i oficerit «dergjet në shtëpi i paralizuar dhe po vuan tmerrësisht», ndoshta me dhimbje therëse. (Mateu 8:6) Ata i tregojnë Jezuit arsyen pse centurioni e meriton të ndihmohet: «E do kombin tonë dhe na ndërtoi sinagogën.»—Luka 7:4, 5.

Teksa Jezui i afrohet shtëpisë së centurionit, miqtë e oficerit takojnë Jezuin

Pa vonesë, Jezui niset bashkë me pleqtë për te shtëpia e centurionit. Teksa i afrohet shtëpisë, oficeri dërgon miqtë e tij që t’i thonë Jezuit: «Imzot, mos u mundo, sepse unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën çatinë time e për këtë arsye nuk erdha te ti.» (Luka 7:6, 7) Me sa përulësi shprehet ky njeri që është mësuar të japë urdhra! Sa i ndryshëm është nga romakët e tjerë që i trajtojnë skllevërit me ashpërsi!—Mateu 8:9

Me siguri centurioni e di se judenjtë e shmangin shoqërimin me jojudenjtë. (Veprat 10:28) Ndoshta për këtë arsye dërgon miqtë e tij që t’i përgjërohen kështu Jezuit: «Thuaj veç një fjalë, dhe shërbëtori im do të shërohet.»—Luka 7:7.

Jezui mbetet gojëhapur kur dëgjon këtë dhe thotë: «Unë po ju them se as në Izrael nuk kam gjetur një besim kaq të madh.» (Luka 7:9) Me të hyrë në shtëpi, miqtë e centurionit marrin vesh se skllavi aq i sëmurë, tani është shëndoshë e mirë.

Jezui e përdor këtë rast shërimi për të treguar qartë se edhe jojudenjtë që kanë besim do të bekohen, duke thënë: «Shumë veta do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi, e do të shtrohen në tryezë me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin në Mbretërinë e qiejve.» Ç’mund të themi për judenjtë që u mungon besimi? Jezui tha se ata «do t’i flakin jashtë në errësirë. Atje do të qajnë dhe do të kërcëllijnë dhëmbët».—Mateu 8:11, 12.

Kjo tregon qartë se Perëndia do të hedhë poshtë ata njerëz nga kombi i Izraelit që nuk pranojnë ftesën për të mbretëruar me Krishtin. Por jojudenjtë do të ftohen të shtrohen në tryezën e tij, pra «në Mbretërinë e qiejve».

  • Pse judenjtë i përgjërohen Jezuit që të ndihmojë një centurion jojude?

  • Cila mund të jetë arsyeja pse centurioni nuk i kërkon Jezuit të hyjë në shtëpinë e tij?

  • Çfarë perspektive për jojudenjtë nxjerr në pah Jezui?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo