BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Një samaritan del një i afërm i mirë
    Kulla e Rojës—1998 | 1 Korrik
    • Ata bënë vullnetin e Jehovait

      Një samaritan del një i afërm i mirë

      NË DITËT e Jezuit, midis judenjve dhe jojudenjve ekzistonte një armiqësi që binte në sy. Me kalimin e kohës, Mishna judaike përfshiu madje një ligj që i ndalonte gratë izraelite t’u shërbenin si mami jojudenjve gjatë lindjes së fëmijëve, pasi kjo vetëm sa do të ndihmonte për të sjellë në botë edhe një jojude tjetër.—Abodah Zarah 2:1.

      Samaritanët në krahasim me jojudenjtë ishin më të lidhur me judenjtë, si nga ana fetare, ashtu edhe nga ana raciale. E megjithatë, edhe ata shiheshin si të përjashtuar nga shoqëria. «Judenjtë nuk shoqëroheshin me samaritanët»,—shkroi apostulli Gjon. (Gjoni 4:9) Në fakt, Talmudi mësonte se «një copë bukë e dhënë nga një samaritan është më e papastër sesa mishi i derrit». Disa judenj madje e përdornin termin «samaritan» si një shprehje përçmimi dhe përbuzjeje.—Gjoni 8:48.

  • Një samaritan del një i afërm i mirë
    Kulla e Rojës—1998 | 1 Korrik
    • Jezui vazhdoi: «Por një samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër.» Përmendja e një samaritani pa dyshim që e rriti kuriozitetin e avokatit. A do ta miratonte Jezui pikëpamjen negative që ekzistonte për këtë racë? Përkundrazi, duke parë udhëtarin e mjerë, samaritani «pati dhembshuri». Jezui tha: «Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët, duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të.b Dhe të nesërmen, para se të nisej, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut, duke thënë: ‘Kujdesu për të dhe ç’të shpenzosh më shumë, do të të jap kur të kthehem.’ »—Luka 10:33-35.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo