BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w10 1/2 f. 8-10
  • «Punëtore në shtëpi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Punëtore në shtëpi»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Material i ngjashëm
  • Maria zgjedh «pjesën e mirë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • «Unë kam besuar»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • «Unë kam besuar»
    Imitoni besimin e tyre
  • Marta
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
w10 1/2 f. 8-10

Jeta e të krishterëve në shekullin e parë

«Punëtore në shtëpi»

«Udhës Jezui hyri në një fshat. Atje, një grua që quhej Marta, e mikpriti në shtëpinë e vet. Kjo grua kishte edhe një motër që quhej Mari, e cila ishte ulur te këmbët e Zotërisë dhe dëgjonte fjalët e tij. Nga ana tjetër, Marta ishte e shpërqendruar ngaqë merrej me shumë punë. Ajo u afrua dhe i tha: ‘Zotëri, s’do t’ia dish që motra ime më ka lënë të merrem vetëm unë me punët? Thuaji të më ndihmojë edhe ajo.’ Zotëria iu përgjigj: ‘Martë, Martë, ti je në ankth dhe merakosesh për shumë gjëra. Por pak gjëra janë të nevojshme ose vetëm një. Maria zgjodhi pjesën e mirë dhe nuk do t’i hiqet.’»—LUKA 10:38-42.

MARTA ishte pa dyshim një grua punëtore. Me siguri që të tjerët e respektonin shumë. Sipas traditës judaike të shekullit të parë, vlera e një gruaje përcaktohej nga sa u përkushtohej punëve të shtëpisë dhe sa e zonja ishte të kujdesej për nevojat e familjes.

Edhe gratë e krishtere të shekullit të parë nxiteshin të ishin «punëtore në shtëpi». (Titit 2:5) Por ato kishin edhe privilegjin e përgjegjësinë t’u flitnin të tjerëve për besimin e tyre të krishterë. (Mateu 28:19, 20; Veprat 2:18) Cilat ishin disa prej ‘punëve të shumta’ të një gruaje judaike në shekullin e parë? Ç’mund të mësojmë nga fjalët e Jezuit për Marinë?

«Merrej me shumë punë»: Dita për amvisën judeje fillonte herët, ka të ngjarë para se të agonte. (Proverbat 31:15) Pasi përgatiste një mëngjes të thjeshtë me qull drithërash për familjen, ajo i çonte djemtë në shkollën e sinagogës. Të bijat rrinin në shtëpi që të mësonin si të bëheshin bashkëshorte të zonja.

Së bashku, nëna dhe vajzat, e fillonin ditën duke u kujdesur për punët kryesore të shtëpisë: mbushnin llambat me vaj (1), fshinin dyshemenë (2) dhe milnin dhinë (3). Pastaj bënin bukën e ditës. Vajzat shoshitnin grurin që t’i hiqnin papastërtitë (4) e më pas e bluanin dhe bënin miell të ashpër, duke përdorur një mulli dore prej guri (5). Nëna e merrte miellin, i hidhte ujë dhe maja. Zinte brumin (6) dhe e linte të vinte teksa merrej me punët e tjera. Ndërkohë vajzat me qumështin e freskët të dhisë zinin djathë ose e tundnin qumështin për të bërë gjalpë (7).

Më vonë, nëna dhe vajzat shkonin në treg për të bërë pazarin e ditës (8). Atje e rrethonte ajri që kundërmonte nga erëzat, zërat e ngjirura të kafshëve dhe të bërtiturat e blerësve që haheshin për çmimin. Në listë mund të kishte perime të freskëta dhe peshk të tharë. Po të ishte e krishterë mund ta shfrytëzonte rastin për t’u folur të tjerëve për besimin.—Veprat 17:17.

Një nënë e kujdesshme shfrytëzonte raste të tilla, si vajtja dhe kthimi nga tregu, për t’i ndihmuar fëmijët të mësonin e të vlerësonin parimet e Shkrimeve. (Ligji i përtërirë 6:6, 7) Gjithashtu, mund t’i këshillonte vajzat si të tregoheshin nikoqire kur të psonisnin.—Proverbat 31:14, 18.

Një punë tjetër që bënin gratë gjatë ditës ishte vajtja në pus (9). Atje mbushnin ujë për familjen, mbase duke biseduar me gratë e tjera që ishin aty. Me të mbërritur në shtëpi, nëna dhe vajzat piqnin bukën. Së pari, e bënin brumin si pite dhe i vinin në një furrë të ngrohur më parë (10) që zakonisht ishte jashtë. Tek bisedonin dhe kënaqeshin me aromën, i hidhnin një sy bukës që piqej.

Pastaj gratë shkonin në përroin aty afër për të larë rrobat (11). Në fillim i pastronin me kujdes me finjë, një larës me karbonat natriumi ose kaliumi që bëhej nga hiri i disa bimëve. Pasi i shpëlanin dhe i shtrydhnin rrobat, gratë i hapnin nëpër shkurre e shkëmbinj që të thaheshin.

Pasi i sillnin teshat e lara në shtëpi, nëna dhe vajzat shkonin në tarracë që të qepnin ose arnonin (12) ndonjë rrobë para se t’i futnin prapë në dollap. Më vonë, vajzave mund t’u mësohej qëndisja dhe thurja (13). Po afronte koha që gratë të gatuanin darkën (14). Mikpritja ishte mënyrë jetese, kështu familja ishte gati të ndante me mysafirët vaktin e thjeshtë me bukë, perime, djathë, peshk të tharë dhe ujë të ftohtë.

Në fund të ditës, kur fëmijët bëheshin gati për në shtrat, nëna i lyente ndonjë gju të gërvishtur me vaj qetësues. Më pas, në dritën regëtuese të llambës, prindërit mund t’u thoshin fëmijëve një tregim nga Shkrimet dhe të luteshin me ta. Teksa shtëpinë modeste e mbulonte qetësia, burri kishte goxha arsye t’i thoshte së shoqes fjalët e famshme: «Kush mund të gjejë një grua të zonjën? Vlera e saj është shumë më e madhe se e koraleve.»—Proverbat 31:10.

Zgjedhin «pjesën e mirë»: Pa dyshim, gratë e palodhura të shekullit të parë kishin «shumë punë», e prandaj ishin të zëna. (Luka 10:40) Edhe gratë sot, sidomos nënat, janë mjaft të zëna. Shpikjet moderne i kanë thjeshtuar disa punë shtëpie. Megjithatë, rrethanat i detyrojnë shumë nëna të shkojnë në punë, përveçse të kujdesen për familjen.

Me gjithë vështirësitë që hasin, shumë gra të krishtere sot ndjekin shembullin e Marisë të përmendur në hyrje të artikullit. Ato i japin mjaft rëndësi njohurisë për Perëndinë. (Mateu 5:3) Kujdesen mirë për familjet, siç i nxitin Shkrimet. (Proverbat 31:11-31) Por, jetojnë edhe sipas parimit që i përmendi Jezui Martës. Sigurisht, si një grua që e çmonte marrëdhënien me Perëndinë, Marta e mori për zemër këtë përkujtues të dashur. Gratë e krishtere nuk lejojnë që përgjegjësitë në shtëpi t’i pengojnë të mësojnë për Perëndinë (15) ose të flasin me të tjerët për besimin e tyre. (Mateu 24:14; Hebrenjve 10:24, 25) Kështu ato zgjedhin «pjesën e mirë». (Luka 10:42) Si rrjedhojë, Perëndia, Krishti dhe familjarët i çmojnë shumë.—Proverbat 18:22.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo