BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/6 f. 30-31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Material i ngjashëm
  • Shërbimi i Jezuit në Pere
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Ç’duhet të bëjmë për të shpëtuar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • A e keni marrë «frymën e së vërtetës»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Duhet të luftojmë që të qëndrojmë në të vërtetën
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/6 f. 30-31

Pyetje nga lexuesit

Jezui nxiti: «Përpiquni energjikisht për të hyrë përmes derës së ngushtë, sepse shumë, po ju them, do të kërkojnë të hyjnë, por nuk do të mundin.» (Luka 13:24, BR) Çfarë donte të thoshte Jezui dhe si aplikohet kjo sot?

Mund ta kuptojmë më mirë këtë fragment interesant, duke shqyrtuar rrethanat në të cilat u tha. Afro gjashtë muaj para vdekjes së tij, Jezui ishte në Jerusalem gjatë përvjetorit të ridedikimit të tempullit. Ai foli rreth faktit se ishte bariu i deleve të Perëndisë, por theksoi se judenjtë në përgjithësi nuk ishin mes këtyre deleve, sepse ata refuzuan të dëgjonin. Kur tha se ishte «një» me Atin e tij, judenjtë ngritën gurë për ta vrarë. Ai u largua për në Perea, përtej Jordanit.—Gjoni 10:1-40.

Atje, një njeri e pyeti: «Zot, a janë pak ata që do të shpëtohen?» (Luka 13:23) Kjo ishte një pyetje e përshtatshme, meqë judenjtë e asaj kohe besonin se vetëm një numër i kufizuar do të meritonte shpëtimin. Duke ditur qëndrimin e tyre, nuk është e vështirë të imagjinohet se cilët do të ishin sipas tyre ata pak persona. Sa gabim e kishin, siç do ta tregojnë zhvillimet e mëvonshme!

Për rreth dy vjet, Jezui kishte qenë mes tyre, duke mësuar, duke kryer mrekulli dhe duke u dhënë mundësinë për t’u bërë trashëgimtarë të Mbretërisë qiellore. Me çfarë rezultati? Ata dhe në veçanti udhëheqësit e tyre, qenë krenarë se ishin pasardhës të Abrahamit dhe se iu ishte besuar Ligji i Perëndisë. (Mateu 23:2; Gjoni 8:31-44) Por ata nuk e njohën dhe nuk iu përgjigjën zërit të Bariut të Shkëlqyer. Para tyre kishte qenë një derë e hapur me anëtarësinë në mbretëri si shpërblimin kryesor pasi do të kishin kaluar nëpër të, por ata refuzuan. Vetëm relativisht pak, kryesisht nga klasa e thjeshtë, e dëgjuan mesazhin e së vërtetës që dha Jezui, u përgjigjën dhe qëndruan fort me të.—Luka 22:28-30; Gjoni 7:47-49.

Në ditën e Rrëshajëve të vitit 33 të e.s, ishin këta më të vonshmit që qenë në radhë për t’u mirosur me frymën. (Veprat 2:1-38) Ata nuk ishin mes punëtorëve të padrejtësisë që u përmendën nga Jezui, të cilët do të qanin me hidhërim dhe do të kërcëllinin dhëmbët, sepse nuk e kishin kapur mundësinë që u ishte vënë në dispozicion.—Luka 13:27, 28.

Për pasojë, në shekullin e parë, ata «shumë» ishin judenjtë në përgjithësi dhe veçanërisht udhëheqësit fetarë. Këta pohuan se donin favorin e Perëndisë, por vetëm sipas standardeve dhe rrugëve të tyre, jo sipas atyre të Perëndisë. Në kontrast, ata relativisht «pak» që u përgjigjën nga interesi i sinqertë për të qenë pjesë e Mbretërisë, u bënë anëtarë të mirosur të kongregacionit të krishterë.

Tani shqyrtoni aplikimin më të zgjeruar që ndodh në ditët tona. Individëve të panumërt që ndjekin kishat e të ashtuquajturit krishterim u është mësuar se do të shkojnë në qiell. Kjo aspiratë, megjithatë, nuk bazohet në mësimet e sakta të Shkrimeve. Ashtu si edhe judenjtë më parë, këta duan favorin e Perëndisë vetëm sipas kushteve të tyre.

Sidoqoftë, ka pasur relativisht pak persona në kohën tonë që i janë përgjigjur me përulësi mesazhit të Mbretërisë, i janë dedikuar Jehovait dhe janë vënë në radhë për të marrë favorin e tij. Kjo i ka çuar që të bëhen «bij të mbretërisë». (Mateu 13:38) Këtyre ‘bijve’ të mirosur ka filluar t’u bëhet ftesa në Rrëshajët e vitit 33 të e.s. Dëshmitarët e Jehovait besojnë nga një kohë e gjatë se dëshmitë e marrëdhënies së Perëndisë me popullin e tij sugjerojnë që kryesisht anëtarët e klasës qiellore janë thirrur. Prandaj, ata që kanë mësuar Biblën vitet e fundit kanë kuptuar se tani ofrohet shpresa e jetës së përhershme në një tokë parajsore. Këta e kanë kaluar në numër mbetjen e të krishterëve të mirosur që po zvogëlohet, të cilët kanë perspektivën e shkuarjes në qiell. Luka 13:24 nuk u aplikohet kryesisht atyre që nuk presin të shkojnë në qiell, por patjetër që ky shkrim përmban këshilla të mençura për ta.

Duke na nxitur që të përpiqemi energjikisht, Jezui nuk po thoshte se ai ose Ati i tij vendosin pengesa në rrugën tonë për të na penguar. Por, nga Luka 13:24 kuptojmë se kërkesat e Perëndisë janë të tilla që i përjashtojnë ata që janë të padenjë. «Përpiquni energjikisht» përfshin të luftojmë, të sforcohemi. Kështu, ne mund të pyesim veten: ‘A po sforcohem?’ Luka 13:24 mund të parafrazohet: ‘Unë duhet të përpiqem energjikisht për të hyrë përmes derës së ngushtë, sepse shumë do të kërkojnë të hyjnë në të, por nuk do të munden. Prandaj, a jam duke u përpjekur me të vërtetë energjikisht? A jam si një atlet në një stadium të lashtë, i cili përdor të gjithë energjinë e tij për të fituar çmimin? Asnjë atlet i tillë nuk do ta bënte garën me gjysmë zemre, duke e marrë atë shtruar. A po e marr dhe unë me lehtësi?’

Fjalët e Jezuit sugjerojnë se disa mund të kërkojnë ‘të hyjnë përmes derës’ vetëm kur është koha e volitshme për ta, me një ritëm të dobët e të ngadaltë që ata preferojnë. Një qëndrim i tillë mund të ndikojë te Dëshmitarët në nivel individual. Disa mund të arsyetojnë: ‘Unë njoh të krishterë të devotshëm që janë sforcuar për vite me radhë, duke bërë shumë sakrifica, e megjithatë në kohën e vdekjes së tyre, fundi i këtij sistemi të lig nuk kishte ardhur akoma. Prandaj, ndoshta do të bëj më mirë të ngadalësohem, të bëj një jetë më normale’.

Është e lehtë të mendojmë në këtë mënyrë, por a është me të vërtetë e mençur? Për shembull, a mendonin në këtë mënyrë apostujt? Është e qartë që jo. Ata i dhanë adhurimit të vërtetë gjithë veten e tyre, deri në vdekje. Pavli, për shembull, mundi të thoshte: «[Krishti] është ai, të cilin ne po e shpallim . . . Për këtë qëllim po punoj shumë, duke u përpjekur energjikisht në përputhje me veprimin e tij dhe i cili po vepron në mua me fuqi.» Më vonë ai shkroi: «Për këtë qëllim po punojmë shumë dhe po përpiqemi energjikisht, sepse e kemi vënë shpresën tonë te një Perëndi i gjallë, i cili është një Shpëtues i të gjitha llojeve të njerëzve, veçanërisht të atyre besimplotë.»—Kolosianëve 1:28, 29; 1. Timoteut 4:10, BR.

Ne e dimë se duke u përpjekur energjikisht, Pavli bëri diçka absolutisht të drejtë. Sa i kënaqur duhet të jetë secili prej nesh, nëse do të jetë në gjendje të thotë si Pavli: «Luftën e mirë e fitova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.» (2. Timoteut 4:7) Prandaj, në harmoni me fjalët e Jezuit të regjistruara, te Luka 13:24, secili prej nesh mund të pyesë veten: «A po kushtohem me zell dhe pa u lodhur? A po jap një dëshmi të mjaftueshme, të rregullt, se e marr për zemër këshillën e Jezuit: ‘Përpiquni energjikisht për të hyrë përmes derës së ngushtë?’»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo