BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Jehovai, një Perëndi i mëshirshëm dhe hirmadh»
    Kulla e Rojës—1998 | 1 Tetor
    • 9, 10. (a) Çfarë ndryshimi rrethanash pati plëngprishësi dhe si reagoi ndaj këtij ndryshimi? (b) Ilustro se si disa veta sot, të cilët braktisin adhurimin e vërtetë, përjetojnë një gjendje të ngjashme me atë të plëngprishësit.

      9 «Kur kishte harxhuar gjithçka, një zi e rëndë buke ra në të gjithë vendin dhe ai filloi të jetë në hall. Ai madje shkoi dhe u lidh me një prej qytetarëve të atij vendi dhe ai e dërgoi në fushat e tij të ruante derrat. Dhe ai dëshironte të mbushej me çiçibanozët që hanin derrat e askush nuk i jepte ndonjë gjë.»—Luka 15:14-16, BR.

  • «Jehovai, një Perëndi i mëshirshëm dhe hirmadh»
    Kulla e Rojës—1998 | 1 Tetor
    • 11. Si u keqësua dilema e plëngprishësit dhe si e kanë parë sot disa veta se tërheqjet e botës janë «mashtrime të kota»?

      11 Dilema e plëngprishësit u keqësua nga fakti se «askush nuk i jepte ndonjë gjë». Ku ishin miqtë e tij që sapo i kishte gjetur? Tani që ishte pa asnjë dyshkë, ai ishte si «një objekt urrejtjeje» për ta. (Proverbat [Fjalët e urta] 14:20, BR) Në mënyrë të ngjashme, shumë veta sot, të cilët devijojnë nga besimi, zbulojnë se tërheqjet dhe pikëpamjet e kësaj bote janë «mashtrime të kota». (Kolosianëve 2:8) «Pata shumë dhimbje dhe pikëllim pa drejtimin e Jehovait,—shpjegon një e re që për një farë kohe u largua nga organizata e Perëndisë.—U përpoqa të përshtatesha me botën, por duke qenë se në të vërtetë nuk isha si të tjerët, ata më hodhën poshtë. U ndieva si një fëmijë i humbur, i cili kishte nevojë për të atin që ta drejtonte. Atëherë e kuptova se kisha nevojë për Jehovain. Nuk kam dëshiruar më kurrë të jetoja prapë e pavarur prej tij.» Plëngprishësi në ilustrimin e Jezuit arriti në një përfundim të ngjashëm.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo