BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 86 f. 200-f. 203 par. 6
  • Djali që kishte humbur, kthehet në shtëpi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Djali që kishte humbur, kthehet në shtëpi
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • GJENDET DJALI QË KISH HUMBUR
  • Tregon për një bir të humbur
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Një at që është i gatshëm të falë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • «Jehovai, një Perëndi i mëshirshëm dhe hirmadh»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • ‘Biri dëshiron të na zbulojë Atin’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 86 f. 200-f. 203 par. 6
Një baba përqafon të birin

KAPITULLI 86

Djali që kishte humbur, kthehet në shtëpi

LUKA 15:11-32

  • ILUSTRIMI PËR DJALIN PLËNGPRISHËS

Me sa duket, Jezui është akoma në Pere, në lindje të lumit Jordan, kur tregon ilustrimet për delen e humbur dhe për drahmën e humbur. Mesazhi është i qartë: duhet të gëzojmë kur një mëkatar pendohet dhe kthehet te Perëndia. Por farisenjtë dhe skribët e kanë kritikuar Jezuin ngaqë shoqërohet me njerëz të tillë. A nxjerrin ndonjë mësim nga këto ilustrime? A e kuptojnë çfarë ndjenjash provon Ati ynë qiellor për mëkatarët e penduar? Tani Jezui tregon një ilustrim prekës që thekson sërish këtë mësim të rëndësishëm.

Djali i vogël i kërkon të atit pjesën e tij të trashëgimisë

Ilustrimi flet për një baba që ka dy djem, dhe personazhi kryesor është djali i vogël. Farisenjtë, skribët dhe dëgjuesit e tjerë, duhet të mësojnë diçka nga historia për këtë djalë. Ndërkohë nuk duhet anashkaluar as ajo që tregon Jezui për babanë dhe djalin e madh, pasi mësojmë goxha nga qëndrimi i tyre. Prandaj, ndërsa lexon ilustrimin, përqendrohu te të tri personazhet.

Jezui fillon me këto fjalë: «Një njeri kishte dy djem. Më i vogli i tha të atit: ‘Baba, më jep pjesën e pronës që më takon si trashëgimi.’ Atëherë ai e ndau pasurinë e vet mes tyre.» (Luka 15:11, 12) Djali i vogël nuk po e kërkon pjesën e vet të trashëgimisë ngaqë i ka vdekur i ati. Përkundrazi, edhe pse babai është gjallë, i biri e do tani pjesën, që të jetë i pavarur dhe ta shpenzojë si të ketë qejf. Çfarë bën me trashëgiminë?

Djali plëngprishës duke ngrënë, duke pirë dhe në shoqërinë e shumë grave

Jezui shpjegon: «Pak ditë më vonë, djali më i vogël mblodhi gjërat e veta dhe u nis për në një vend të largët. Atje e harxhoi kot pasurinë e vet duke bërë jetë të shfrenuar.» (Luka 15:13) Në vend që të rrijë në shtëpi, i sigurt dhe nën kujdesin e një ati të dashur, ai largohet për në një vend tjetër. Atje e bën rrush e kumbulla gjithë trashëgiminë për të kënaqur dëshirat e tij seksuale.

“Por, siç tregon më pas Jezui, vjen momenti që djali e sheh veten ngushtë: «Pasi shpenzoi çdo gjë, mbarë vendin e mbërtheu një zi buke e rëndë, dhe ai u gjend ngushtë. Madje, arriti deri në atë pikë, sa i kërkoi punë një vendaliu, i cili e dërgoi të kulloste derrat në kullotat e veta. Djali ishte aq i uritur, sa i shkonte goja lëng për bishtajat që hanin derrat, por askush nuk i jepte gjë për të ngrënë.»—Luka 15:14-16.

Djali plëngprishës i ulur nën një pemë teksa sheh derrat që hanë bishtaja çiçibanozi

“Në Ligjin e Perëndisë, derrat konsideroheshin kafshë të papastra, e megjithatë ai duhet të kujdeset për ta. Është kaq i uritur sa është gati të hajë ushqimin e tyre. I zhytur në mjerim dhe i dëshpëruar, djalit ‘i vijnë mendtë’ dhe thotë me vete: «Punëtorët e babait tim kanë bukë sa të ngopen, kurse unë këtu po vdes nga uria! Do të ngrihem e do të shkoj tek im atë dhe do t’i them: ‘Baba, kam mëkatuar kundër qiellit dhe kundër teje. Nuk jam më i denjë të quhem yt bir. Më trajto si një nga punëtorët e tu.’ Kështu u ngrit e shkoi tek i ati.»—Luka 15:17-20.

Si do të reagojë babai? A do të inatoset me të birin e ta qortojë për vendimin e pamend që të largohej nga shtëpia? Apo do të tregohet indiferent dhe i ftohtë? Po të ishte djali a vajza jote, çfarë do të bëje?

GJENDET DJALI QË KISH HUMBUR

Ja si i përshkruan Jezui ndjenjat dhe veprimet e babait: «Kur [djali] ishte ende goxha larg, i ati e vuri re dhe iu dhimbs aq shumë, sa vrapoi, iu hodh në qafë dhe e puthi me përzemërsi.» (Luka 15:20) Ndonëse i ati e ka marrë vesh se ç’jetë të shfrenuar ka bërë djali, e pret krahëhapur. A do t’i ndihmojë ky ilustrim krerët judenj, të cilët pretendojnë se e njohin dhe e adhurojnë Jehovain, të kuptojnë si ndihet Ati qiellor për mëkatarët e penduar? A do ta dallojnë se Jezui ka shfaqur të njëjtin qëndrim të ngrohtë e mikpritës si Ati?

Ky baba me aftësi dalluese e kupton se i biri është penduar kur sheh trishtimin në fytyrën e tij. Prapëseprapë, ia bën më të lehtë t’i rrëfejë mëkatet, kur me dashuri merr iniciativën ta përshëndetë i pari. Jezui tregon: «Atëherë i biri i tha: ‘Baba, kam mëkatuar kundër qiellit dhe kundër teje. Nuk jam më i denjë të quhem yt bir.’»—Luka 15:21.

Babai urdhëron skllevërit: «Shpejt, sillni një mantel, më të mirin, dhe vishjani, vërini një unazë në dorë dhe vishini sandale në këmbë. Sillni edhe viçin e majmë, thereni dhe le të hamë e të festojmë, sepse djali im ishte i vdekur dhe u kthye përsëri në jetë, ishte i humbur dhe u gjet.’ Kështu ata nisën të kënaqeshin e të festonin.»—Luka 15:22-24.

Babai duke folur me djalin e madh

Ndërkohë, djali i madh është në arë. Jezui thotë për të: «Kur po kthehej dhe po i afrohej shtëpisë, dëgjoi këngë e valle. Prandaj thirri një nga shërbëtorët dhe e pyeti ç’po ndodhte. Ai iu përgjigj: ‘Është kthyer vëllai yt, dhe babai yt theri viçin e majmë ngaqë ai erdhi shëndoshë e mirë.’ Por ky u zemërua nga kjo dhe nuk pranonte të shkonte brenda. Atëherë i ati doli dhe nisi t’i përgjërohej që të hynte në shtëpi. Djali i tha të atit: ‘Dëgjo, kam kaq vjet që punoj si skllav për ty dhe të jam bindur në çdo gjë, e megjithatë asnjëherë nuk më dhe qoftë edhe një kec që të kënaqesha me shokët e mi. Por, me t’u kthyer ky yt bir, që e harxhoi kot pasurinë tënde me prostitutat, ti there për të viçin e majmë.’»—Luka 15:25-30.

Ashtu si djali i madh, skribët dhe farisenjtë e kanë kritikuar Jezuin ngaqë u tregon mëshirë dhe u kushton vëmendje njerëzve të thjeshtë e mëkatarëve. Pikërisht ky qëndrim kritik e nxiti Jezuin të tregojë këtë ilustrim. Sigurisht, kushdo që është kritik ndaj mëshirës që Perëndia u shfaq mëkatarëve, duhet t’i vërë veshin këtij mësimi.

Jezui e mbyll ilustrimin me thirrjen e ngrohtë që i bën babai djalit të madh: «Biri im, ti ke qenë gjithnjë me mua dhe gjithçka imja është jotja. Por ne s’kemi si të mos festojmë e të mos gëzojmë, sepse vëllai yt ishte i vdekur dhe u kthye në jetë, ishte i humbur dhe u gjet.’»—Luka 15:31, 32.

Jezui nuk tregon se ç’bën në fund djali i madh, por disa prej atyre që e dëgjuan këtë ilustrim të fuqishëm e kuptuan qartë mësimin. Pse e themi këtë? Sepse pas vdekjes e ringjalljes së Jezuit, «besimin e pranuan edhe një numër i madh priftërinjsh». (Veprat 6:7) Edhe ata patën mundësi t’i thërritnin mendjes, të pendoheshin e të ktheheshin te Perëndia.

Që prej asaj dite, të gjithë dishepujt e Jezuit mund dhe duhet t’u vënë veshin mësimeve që nxjerr në pah ky ilustrim i shkëlqyer. Së pari, mësojmë sa e mençur është të qëndrojmë mes popullit të Perëndisë, ku jemi të mbrojtur nën kujdesin e Atit tonë që na do dhe na siguron çka na nevojitet, e jo të rendim pas kënaqësive në «një vend të largët».

Së dyti mësojmë se, po të ndodhë të devijojmë nga udha e Perëndisë, duhet të shfaqim përulësi e të kthehemi tek Ati që të gëzojmë sërish miratimin e tij.

Diçka tjetër e mësojmë nga babai dhe djali i madh, qëndrimi i të cilëve ndryshonte si nata me ditën. Babai u tregua mikpritës dhe i gatshëm të falte, kurse djali i madh i ftohtë e plot mëri. Pra, nëse dikush gabon, pendohet me gjithë zemër dhe kthehet te ‘shtëpia e Atit’, si shërbëtorë të Perëndisë duam ta falim dhe ta mirëpresim. Le të gëzojmë që vëllai ynë «ishte i vdekur dhe u kthye në jetë, ishte i humbur dhe u gjet»!

  • Kujt ia tregon Jezui këtë ilustrim dhe pse?

  • Kush është personazhi kryesor dhe çfarë ndodh me të?

  • Si reagon babai kur kthehet djali i vogël?

  • Çfarë na mëson për Jehovain dhe për Jezuin dhembshuria që shfaq babai?

  • Si ngjason sjellja e skribëve dhe e farisenjve me reagimin e djalit të madh?

  • Çfarë mësove nga ilustrimi i Jezuit?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo