BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Jehovai, një Perëndi i mëshirshëm dhe hirmadh»
    Kulla e Rojës—1998 | 1 Tetor
    • 15-17. (a) Si reagoi ati kur pa birin e tij? (b) Çfarë nënkuptohet me veshjen, unazën dhe sandalet që ati i dha të birit? (c) Çfarë tregohet me organizimin e një gostie nga ana e të atit?

      15 «Kur ai ishte ende larg, i ati e pikasi, u prek me mëshirë dhe vrapoi, iu hodh në qafë dhe e puthi me butësi. Pastaj biri i tha: ‘Atë, unë kam mëkatuar kundër qiellit dhe kundër teje. Nuk jam më i denjë që të quhem biri yt. Më bëj si një nga mëditësit e tu.’ Por i ati u tha skllevërve të tij: ‘Shpejt! Sillni një veshje, më të mirën dhe visheni me të, vërini një unazë në dorë dhe sandale në këmbë. Dhe sillni demin e ri të majmur, thereni dhe le të hamë e të gëzohemi, sepse ky bir i imi ishte i vdekur dhe erdhi në jetë përsëri, ai ishte i humbur dhe u gjet.’ Dhe ata filluan të gëzoheshin.»—Luka 15:20-24, BR.

  • «Jehovai, një Perëndi i mëshirshëm dhe hirmadh»
    Kulla e Rojës—1998 | 1 Tetor
    • 17 Kur i ati arriti te biri, ai iu hodh në qafë dhe e puthi me butësi. Pastaj i urdhëroi skllevërit e tij t’i jepnin të birit një veshje, një unazë dhe sandale. Kjo veshje nuk ishte thjesht një lloj i zakontë veshjeje, por «më e mira», ndoshta një veshje e zbukuruar shumë, e një lloji që i paraqitej një mysafiri të nderuar. Meqë unaza dhe sandalet zakonisht nuk u shiheshin skllevërve, i ati po e bënte të qartë se biri i tij po mirëpritej si një pjesëtar i familjes me të drejta të plota. Por i ati bëri edhe më shumë. Ai urdhëroi një gosti për të kremtuar kthimin e birit të tij. Duket qartë se ky njeri nuk po e falte birin e vet me ngurrim ose thjesht sepse kthimi i birit të tij e bënte të detyrueshme këtë gjë. Ai dëshironte ta falte. Kjo gjë e bënte të gëzohej shumë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo