-
Djali që kishte humbur, kthehet në shtëpiJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Ndërkohë, djali i madh është në arë. Jezui thotë për të: «Kur po kthehej dhe po i afrohej shtëpisë, dëgjoi këngë e valle. Prandaj thirri një nga shërbëtorët dhe e pyeti ç’po ndodhte. Ai iu përgjigj: ‘Është kthyer vëllai yt, dhe babai yt theri viçin e majmë ngaqë ai erdhi shëndoshë e mirë.’ Por ky u zemërua nga kjo dhe nuk pranonte të shkonte brenda. Atëherë i ati doli dhe nisi t’i përgjërohej që të hynte në shtëpi. Djali i tha të atit: ‘Dëgjo, kam kaq vjet që punoj si skllav për ty dhe të jam bindur në çdo gjë, e megjithatë asnjëherë nuk më dhe qoftë edhe një kec që të kënaqesha me shokët e mi. Por, me t’u kthyer ky yt bir, që e harxhoi kot pasurinë tënde me prostitutat, ti there për të viçin e majmë.’»—Luka 15:25-30.
Ashtu si djali i madh, skribët dhe farisenjtë e kanë kritikuar Jezuin ngaqë u tregon mëshirë dhe u kushton vëmendje njerëzve të thjeshtë e mëkatarëve. Pikërisht ky qëndrim kritik e nxiti Jezuin të tregojë këtë ilustrim. Sigurisht, kushdo që është kritik ndaj mëshirës që Perëndia u shfaq mëkatarëve, duhet t’i vërë veshin këtij mësimi.
-
-
Djali që kishte humbur, kthehet në shtëpiJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Jezui nuk tregon se ç’bën në fund djali i madh, por disa prej atyre që e dëgjuan këtë ilustrim të fuqishëm e kuptuan qartë mësimin. Pse e themi këtë? Sepse pas vdekjes e ringjalljes së Jezuit, «besimin e pranuan edhe një numër i madh priftërinjsh». (Veprat 6:7) Edhe ata patën mundësi t’i thërritnin mendjes, të pendoheshin e të ktheheshin te Perëndia.
-