BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Arsyetonte në zemër për kuptimin»
    Imitoni besimin e tyre
    • 10 Qyteza ishte dëng me njerëz. Të tjerë kishin mbërritur më parë për t’u regjistruar, kështu për Marinë dhe Jozefin nuk kishte më vend në bujtinë.b S’kishin ç’të bënin, veçse ta kalonin natën në një stallë. Mund ta përfytyrojmë sa i shqetësuar ishte Jozefi tek shihte të shoqen me dhembje të forta që s’i kish provuar kurrë, të cilat po shtoheshin. E pra, tamam në atë vend aq të papërshtatshëm i filluan dhembjet e lindjes.

      11. (a) Pse çdo grua mund ta kuptojë Marinë? (b) Në ç’kuptim ishte Jezui «i parëlinduri»?

      11 Çdo grua mund ta kuptojë Marinë. Rreth 4.000 vjet më parë, Jehovai kishte parathënë se të gjitha gratë do të vuanin gjatë lindjes për shkak të mëkatit të trashëguar. (Zan. 3:16) Nuk ka ndonjë provë që tregon se Maria bënte përjashtim. Luka nuk i përshkruan dhembjet e Marisë, por thotë thjesht: «Lindi një djalë, të parëlindurin.» (Luka 2:7) Po, ‘i parëlinduri’ i saj kishte ardhur në jetë. Ishte i pari i shumë fëmijëve që pati Maria, të paktën shtatë. (Mar. 6:3) Por ky i parëlindur do të dallonte përherë nga gjithë të tjerët. Ai nuk ishte vetëm i parëlinduri i saj, por edhe për Perëndinë Jehova ishte «i parëlinduri i gjithë krijimit», Biri i vetëmlindur i Perëndisë.​—Kolos. 1:15.

      12. Ku lindi Maria dhe si ndryshon realiteti nga shfaqjet, pikturat dhe skenat që përshkruajnë lindjen e Krishtit?

      12 Pikërisht në këtë moment tregimi shton një detaj të famshëm: «E mbështolli me pelena dhe e vuri në një grazhd.» (Luka 2:7) Shfaqjet, pikturat dhe skenat që përshkruajnë lindjen e Krishtit përreth botës, i japin këtij rasti ngjyra sentimentalizmi dhe jorealiste. Megjithatë, ja ç’ndodhi vërtet. Grazhdi është një lug, si një govatë ku hanë kafshët bujqësore. Mos harro se familja ishte strehuar në një stallë, që patjetër nuk është një vend që dallohet për ajrin e mirë ose për higjienën, si atëherë, ashtu edhe sot. E cilët prindër do të zgjidhnin një vend të tillë për të lindur fëmijën po të kishin mundësi tjetër?! Shumica e prindërve duan më të mirën për fëmijët e tyre, aq më shumë Maria dhe Jozefi dëshironin t’i krijonin kushtet më të mira Birit të Perëndisë.

      13. (a) Në ç’mënyrë Maria dhe Jozefi bënë gjithçka kishin në dorë brenda mundësive? (b) Si mund t’i imitojnë prindërit e mençur sot Jozefin dhe Marinë kur vendosin përparësitë?

      13 Sidoqoftë, ata nuk lejuan që kufizimet t’i hidhëronin. Bënë gjithçka kishin në dorë brenda mundësive të tyre. Për shembull, vëreni se vetë Maria u kujdes për foshnjën, duke e mbështjellë ngrohtë me pelena, pastaj e vuri me kujdes të flinte në grazhd dhe u sigurua që ai të ishte ngrohtë dhe i sigurt. Maria nuk lejoi kurrsesi që ankthi për kushtet përreth ta shpërqendronte e të mos bënte më të mirën. Ajo dhe Jozefi e dinin edhe se gjëja më e rëndësishme që mund të bënin për fëmijën ishte të kujdeseshin për anën frymore. (Lexo Ligjin e përtërirë 6:6-8.) Sot prindërit e mençur vënë këtë gjë në vend të parë, teksa i rritin fëmijët në një botë që nuk e vlerëson adhurimin ndaj Perëndisë.

  • «Arsyetonte në zemër për kuptimin»
    Imitoni besimin e tyre
    • b Në atë kohë, qytezat e kishin zakon të mbanin një bujtinë për të strehuar udhëtarët dhe karvanët e rastit.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo