BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w08 1/6 f. 27
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Material i ngjashëm
  • Një profeci kundër Tirit na forcon besimin te Fjala e Jehovait
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Jehovai përul krenarinë e Tirit
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
  • Tiri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Tiri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
w08 1/6 f. 27

A e dini?

Pse u frikësua Ponc Pilati kur dëgjoi akuzën se Jezui e kishte ‘bërë veten bir të Perëndisë’?—Gjoni 19:7.

Pasi Jul Cezari vdiq, Senati i Romës e shpalli atë perëndi. Pas kësaj, birin e tij të adoptuar dhe pasardhësin e tij, Oktavianin, e shpallën divi filius, domethënë, «Bir të Hyjnorit» ose «Bir të Perëndisë». Kjo shprehje në latinisht u bë titulli solemn i perandorëve. Një gjë e tillë vërtetohet nga mbishkrimet e shumta në altarët, tempujt, statujat dhe monedhat romake. Kur judenjtë e akuzuan Jezuin se e kishte bërë veten «bir të Perëndisë», në të vërtetë po e akuzonin se pretendonte një titull zyrtar që ishte njësoj me një akt tradhtie.

Në kohën e gjyqit të Jezuit, Tiberi kishte trashëguar titullin divi filius. Ky perandor kishte namin e frikshëm se vriste këdo që e konsideronte armik. Prandaj, kur judenjtë thanë tërthorazi se Pilati nuk do të tregohej besnik ndaj Cezarit po të mos e dënonte Jezuin, ky guvernator romak «u frikësua edhe më shumë». Në fund, ai u dorëzua para presionit dhe urdhëroi ekzekutimin e Jezuit.—Gjoni 19:8, 12-16.

Pse Zakaria paratha se Tiri do të shkatërrohej, kur tashmë ishte shkatërruar shumë kohë më parë nga babilonasit?

Tiri i lashtë, që ndodhej në bregun e Mesdheut, faktikisht përbëhej nga dy pjesë. Njëra ndodhej në kontinent, kurse tjetra ishte në një ishull.

Dikur banorët e Tirit ishin miqësorë me izraelitët. Por, më vonë, Tiri u bë i begatë dhe nisi të rebelohej ndaj Perëndisë Jehova deri në atë pikë sa vodhi arin dhe argjendin nga tempulli i Tij dhe shiti si skllevër disa njerëz nga populli i Perëndisë. (Joeli 3:4-6) Si pasojë, kjo solli gjykimin e Jehovait kundër Tirit. Nëpërmjet profetëve të Tij, Jehovai paratha se Tiri do të binte në duart e mbretit babilonas, Nabukodonosorit, i cili i solli forcat e tij ushtarake në Tir pasi shkatërroi Jerusalemin në vitin 607 p.e.s.—Isaia 23:13, 14; Jeremia 27:2-7; Ezekieli 28:1-19.

Duke e dalluar disfatën, populli i Tirit mori zotërimet e veta dhe iku në qytetin-ishull. Babilonasit e kthyen qytetin kontinental në rrënoja. Gati 100 vjet më vonë, Jehovai e frymëzoi profetin e Tij, Zakarinë, që të shpallte gjykimin kundër Tirit: «Ja, atë do ta shpronësojë vetë Jehovai dhe do t’ia hedhë në det forcat ushtarake, e ai do të gllabërohet nga zjarri.»—Zakaria 9:3, 4.

Në vitin 332 p.e.s, qyteti-ishull u shkatërrua nga Aleksandri i Madh, duke përmbushur kështu profecinë e Zakarisë. Për t’ia arritur kësaj, Aleksandri ndërtoi një rrip toke 800 metra të gjatë, që lidhte pjesën kontinentale me ishullin, duke përdorur drurin dhe gurët nga rrënojat e Tirit të lashtë. Edhe kjo ishte parathënë nga Ezekieli.—Ezekieli 26:4, 12.

[Figura në faqen 27]

«Rrethimi i Tirit»

[Burimi]

Vizatim nga Andre Castaigne, i vitit 1898-1899

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo