-
Lindja e re—Sa e rëndësishme është?Kulla e Rojës—2009 | 1 Prill
-
-
Vër re se si Jezui gjatë bisedës me Nikodemin nxori në pah rëndësinë e lindjes së re. Ai tha: «Në qoftë se dikush nuk lind përsëri, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.» (Gjoni 3:3) Shprehjet ‘në qoftë se nuk’ dhe «nuk mund», theksojnë se lindja e re është e domosdoshme. Të bëjmë një shembull: kur dikush thotë «në qoftë se dielli nuk ndriçon, nuk mund të ketë dritë ditën», ai po thotë se ndriçimi i diellit është më se i domosdoshëm që të ketë dritë ditën. Po kështu, Jezui tha se të lindësh përsëri, është më se e domosdoshme për të parë Mbretërinë e Perëndisë.
-
-
Lindja e re—A është një vendim personal?Kulla e Rojës—2009 | 1 Prill
-
-
Një lexim i kujdesshëm i fjalëve të Jezuit tregon se ai nuk tha se varet nga njeriu nëse do të zgjedhë të lindë përsëri ose jo. Pse e themi këtë? Shprehja greke e përkthyer «lind përsëri», mund të përkthehet edhe «duhet të lindë nga lart».a Kështu, sipas këtij përkthimi, lindja e re vjen «nga lart», domethënë «nga qielli» ose «nga Ati». (Jakovi 1:17) Po, atë e shkakton Perëndia.—1 Gjonit 3:9.
-
-
Lindja e re—A është një vendim personal?Kulla e Rojës—2009 | 1 Prill
-
-
a Mjaft versione biblike e përkthejnë Gjonin 3:3 në këtë mënyrë. Për shembull, përkthimi Simon Filipaj thotë: «Kush nuk lind përsëri prej së larti, nuk mund ta shohë Mbretërinë e Hyjit.»
-